Bota19 Prill 2023, 16:11

SHBA thirrje Turqisë dhe Hungarisë: Ratifikoni sa më shpejt aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO

Shkruar nga Pamfleti

SHBA thirrje Turqisë dhe Hungarisë: Ratifikoni sa më shpejt

Sekretari amerikan i mbrojtjes, Lloyd Austin gjatë një vizite në Stokholm të mërkurën, tha se SHBA pret që së Suedia të bëhet anëtarja e 32-të e NATO-s, përpara samitit të aleancës në korrik.

Ai i bëri thirrje Turqisë dhe Hungarisë që të kalojnë problematikat dhe të ratifikojnë aplikimin e Suedisë në NATO.  Së bashku me Finlandën, Suedia aplikoi për t'u bashkuar me NATO-n në maj të vitit të kaluar. Aplikimi i Finlandës u përpunua në kohë rekord dhe ajo u bë anëtari i 31-të i aleancës në fillim të këtij muaji, ndryshe nga Suedia.

Ne presim që së shpejti të mirëpresim Suedinë si të 32-tën. Për të qenë të qartë, ne presim që kjo të ndodhë përpara samitit në korrik. Ne inkurajojmë aleatët tanë, Turqinë dhe Hungarinë, që të ratifikojnë pranimin e Suedisë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Austin në një konferencë shtypi, raporton Reuters.

Austin ishte në Suedi për të zhvilluar bisedime me ministrin e mbrojtjes, Pål Jonson, rreth luftës në Ukrainë dhe aplikimit të Suedisë për NATO-n, në një vizitë që përkon me stërvitjen më të madhe ushtarake të Suedisë për më shumë se një çerek shekulli.

shba thirrje turqisë hungarisë nato