
I shpallur në kërkim nga INTERPOL pas akuzave si organizator i sulmit në Banjskë, Milan Raidoçiç është shfaqur në rrjetet sociale duke festuar ditëlindjen e tij me fishekzjarre. Ai tregon se ndodhet në Serbi.
Videon e ka publikuar edhe politikani serb Nemanja Saroviç. Duke ironizuar ai pyet se çfarë mund t’i ketë dhuruar Vuçiç për ditëlindje.
“Milan Radoiçiç ishte në Kopaonik dje. Me fishekzjarrë dhe banerin ‘Urime ditëlindjen komandant’ festoi ditëlindjen e 46-të. Çfarë i ka dhuruar Aleksandër Vuçiçiç?”, shkruan politikani serb në Twitter.
Pamjet tregojnë një grup serbësh që mbajnë në duar një baner ku shkruhet :“Gëzuar ditëlindjen komandant”, ndërsa Radoiçiç afrohet drejt tyre.
Më 6 dhjetor të vitit të kaluar, INTERPOL-i lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar për Milan Radoiçiç, i cili pranoi se organizoi sulmin e 24 shtatorit. Si pasojë e sulmit në veri të Kosovës gjatë shkëmbimit të zjarrit mes uniformave blu dhe sulmuesve serbë u vra polici Afrim Bunjaku.
Милан Радоичић је јуче на Копаонику, уз ватромет и транспарент "СРЕЋАН РОЂЕНДАН КОМАНДАНТЕ!!!" прославио 46. рођендан.
— Немања Шаровић (@NemanjaSarovic) February 22, 2024
Шта ли му је @avucic поклонио? pic.twitter.com/iZUEqfWX4i
Lini një Përgjigje