TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Qershor 2025, 17:28

Ministri i Jashtëm i Iranit paraljmëron qytetarët e Izraelit: Qëndroni larg godinave ushtarake dhe të inteligjencës!

Shkruar nga Pamfleti

Ministri i Jashtëm i Iranit paraljmëron qytetarët e Izraelit:

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi u kërkoi izraelitëve të shmangin afërsinë me godinat ushtarake dhe të inteligjencës izraelite, ndërsa vendi i tij vazhdon të kryejë sulme ajrore.

Araghchi me anë të një postimi në "X", tha se ushtria e Iranit eliminoi “me saktësi” një seli të komandës, kontrollit dhe inteligjencës izraelite, dhe një objektiv tjetër jetësor, por ai nuk e identifikoi vendndodhjen.

Ai tha se “vala e shpërthimit” shkaktoi “dëme sipërfaqësore” në Qendrën Mjekësore Soroka aty pranë, e cila sipas tij po trajtonte ushtarë izraelitë të plagosur në Gaza.

Izraeli thotë se Irani e shënjestroi drejtpërdrejt spitalin, ndërsa Irani thotë se po shënjestronte qendrën e komandës pranë qendrës mjekësore.

“Qindra iranianë të pafajshëm janë vrarë me gjakftohtësi që kur Izraeli nisi luftën e tij të paligjshme kundër popullit iranian javën e kaluar. Forcat tona të fuqishme të Armatosura do të vazhdojnë të godasin kriminelët që synojnë popullin tonë derisa të ndalojnë dhe të paguajnë për agresionin e tyre kriminal kundër kombit tonë”, tha Araghchi.

Ministri i Jashtëm iranian do të udhëtojë për në Gjenevë të Zvicrës për t'u takuar me homologët evropianë për bisedime nesër. Një diplomat i tha CNN se bisedimet ishin eksploruese, për të "ndjerë hapësirën" në lidhje me atë që mund të arrihet.

Lini një Përgjigje