TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Gusht 2023, 17:43

Mizoria e Putinit s’njeh limite, ukrainasit në rajonet e pushtuara lihen pa ilaçe; aplikoni për pasaportë ruse nëse doni ndihma

Shkruar nga Pamfleti

Mizoria e Putinit s’njeh limite, ukrainasit në rajonet e pushtuara

Taktikat e Putinit për të zhdukur identitetin e popullsisë ukrainase në territoret e pushtuara janë nga më të ndryshmet. Që nga fshirja e objekteve kulturore ukrainase, te propaganda nëpër shkolla e deri te mediat e shkruara dhe vizive.

Një tjetër metodë shihet edhe në një video ku kreu i komanduar nga Rusia në një zonë të Khersonit, ju thotë banorëve se nuk do të marrin ilaçe si insulina apo ndihma humanitare nëse nuk aplikojnë për një pasaportë ruse.

Tani ekziston një dokument zyrtar që thotë se ilaçet e blera duke përdorur buxhetin e Rusisë nga shtetas të huaj, pra qytetarë ukrainas, nuk do të jenë të mundshme. Kjo ka të bëjë kryesisht me personat e varur nga insulina, të cilët tashmë e kanë ndjerë se çfarë do të thotë të jesh qytetar i një vendi tjetër. E njëjta gjë do të vlejë edhe për shpërndarjen e ndihmave humanitare”, dëgjohet të thotë ai.

Ai shtoi se të gjithë banorët të cilët nuk kanë një pasaportë Ruse nuk do të mund të marrin asnjë shërbim në rajonet e pushtuara të cilat ai i konsideron si ruse.

Ata që nuk kanë marrë pasaportën e vendit ku jetojnë, të vendit që i ushqen, i jep përfitime dhe u siguron sigurinë në këtë territor: gjëra që të ashtuquajturit “kamerierët” (ata që nuk kanë marrë një Pasaporta ruse) janë përtej çdo kufiri tani, jo vetëm ligjërisht, por në aspektin e sensit të përbashkët”, përfundon ai.

ukrainë rusia

Lini një Përgjigje