Moment paniku në Zyrën Ovale përpara presidentit Trump. Një përfaqësues i një kompanie farmaceutike u rrëzua pa ndjenja gjatë një konference për shtyp, ku po njoftohej ulja e çmimeve të ilaçeve kundër obezitetit.
Zyrtari, që ndodhej pas David Ricks, drejtorit ekzekutiv të kompanisë Lilly, i cili po shpjegonte masën, u ndihmua menjëherë, nga dy persona pranë tij përpara se të binte në dysheme.
Presidenti Trump ishte ulur përballë tij në tryezën Resolute, ndërsa Dr. Mehmet Oz, administrator i Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, nxitoi për ta ndihmuar.
Gazetarët dhe fotografët që mbulonin ngjarjen u nxorën menjëherë nga dhoma, ndërsa personeli mjekësor i Shtëpisë së Bardhë ndërhyri për të dhënë ndihmën e parë.
Sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, bëri të ditur se personi i sëmurë ishte mirë pas pak çastesh, dhe ngjarja nuk pati efekte të mëtejshme. Ajo konfirmoi se konferenca për shtyp do të rifillonte shpejt, duke shtuar se punonjësi kishte marrë kujdesin e duhur mjekësor.
Presidenti Trump u shpreh se incidenti ishte një ndërprerje e vogël, por siguroi se personi ishte mirë. Ai e komentoi situatën në mënyrë të qetë, duke u përqendruar te lajmërimi i çmimit të ilaçeve për humbje peshe, të cilat do të bëhen më të përballueshme për amerikanët.
Lini një Përgjigje