
Rusia ka bërë bilancin e pasojave të shkatërrimit të digës në Ukrainë.
Ministri rus për Emergjencat, bëri me dije se ka pasur 41 viktima dhe 121 persona të lënduar nga shkatërrimi i digës Kakhovka në Ukrainën jugore. Gjatë një takimi të qeverisë ruse, të kryesuar nga Vladimir Putin, Alexander Kurenkov tha se më shumë se 8,000 njerëz u evakuuan nga zona e përmbytjeve.
Mëngjesin e 6 qershorit shpërtheu diga poshtë lumit Dnipro dhe përmbyti qytete dhe fshatra në të dyja anët, duke bërë që mijëra të largohen nga shtëpitë e tyre.
Ajo u përshkrua si një nga ngjarjet më të dëmshme të luftës deri më tani dhe Ukraina e Kombeve të Bashkuara ka thënë se ka shkaktuar një krizë të tmerrshme humanitare brenda komuniteteve të përmbytura.
Qeveria ukrainase i ka kërkuar OKB-së që të nisë një vlerësim të nevojave pas fatkeqësisë që do të shikojë në thellësi implikimet afatgjata të sulmit, njoftuan autoritetet në Twitter.
Si Rusia, ashtu edhe Ukraina fajësuan njëra-tjetrën për shkatërrimin e digës.
Lini një Përgjigje