TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Shtator 2023, 09:34

Moska hakmerret ndaj Zelenskyt, nxjerr në shitje apartamentin në Krime

Shkruar nga Pamfleti
Moska hakmerret ndaj Zelenskyt,  nxjerr në shitje apartamentin në
Zelensky dhe Putin

Rreth 100 prona të shtetëzuara më parë nga oligarkët ukrainas së shpejti do të dalin në shitje në Krime, duke përfshirë apartamentin e Vladimir Zelensky.

Vendimi u mor nga Parlamenti i Krimesë, i cili zgjeroi listën e pronave të shtetëzuara, që përfshinte asetet e oligarkëve dhe politikanëve ukrainas, si dhe apartamentin e familjes Zelensky në Livadia.

Sipërfaqja e saj është rreth 100 m2. Paratë e mbledhura nga shitja e apartamentit do të përdoren për nevojat e “operacionit special”.

Ndërkohë në terren, Rusia rrëzoi dy dronë ukrainas në mbrëmje në Kaluga dhe Tver, dy rajone në kufi me Moskën, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

“Mbrojtja kundërajrore ruse në detyrë rrëzoi dronët mbi territoret e rajoneve Kaluga dhe Tver”, thuhet në deklaratën ushtarake.

Ai gjithashtu shtoi se në këtë mënyrë, u zmbraps përpjekja e “regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist”.

Në të njëjtën kohë, aeroportet kryesore të Moskës njoftuan anulimin dhe shtyrjen e disa fluturimeve, si zakonisht në rast të sulmeve me dronë në kryeqytet.

 

zelensky moska

Lini një Përgjigje