TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Shtator 2023, 12:52

Moti i keq në Greqi, rrezikohet çarja e digave; mund të shkaktojë katastrofë

Shkruar nga Pamfleti

Moti i keq në Greqi, rrezikohet çarja e digave; mund të

Etmond Guri, përfaqësues i komunitetit shqiptar në Greqi tha se në vendin fqinj rrezikohet çarja e digave për shkak të përmbytjeve.

Ai shpjegoi se situata është shumë kritike pasi mund të ketë pasoja të mëdha si humbje jetë njerëzish.

“Siç përllogaritet aktualisht, pasi nuk kemi një shifër zyrtare, flasim për dëme që kalojnë 15 apo 20 miliardë euro pasi kemi një zonë të tërë që është tashmë nën ujë, madje ditën e sotme kanë shprehur frikë sepse lumi që prek Larisën e ka rritur shumë nivelin e tij. Prurjet e tij kanë arritur në masën 9-9 metër e gjysmë dhe ka frikë se mund të thyejë digën dhe nëse ka çarje apo thyerje të digës, flasim pastaj për një katastrofë edhe më të madhe dhe fatkeqësisht mund të kemi rrezik shumë të madh për jetë njerëzish,” u shpreh Guri për “Euronews Albania”.

greqi mot i keq katastrofe

Lini një Përgjigje