
Një skenë e pabesueshme është filmuar në Indi pas rrëzimit tragjik të një avioni me dhjetëra viktima. Videoja, e cila po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale dhe mediat ndërkombëtare, tregon momentin kur i vetmi i mbijetuar del vetë nga rrënojat dhe i afrohet autoambulancës – në këmbë, pa ndihmë, pa panik.
Burri, ende i mbuluar me pluhur dhe me shenja të dukshme plagësh, lëviz me një qetësi të frikshme, duke i habitur edhe ekipet e shpëtimit që sapo kishin mbërritur në vendngjarje. Sipas burimeve lokale, ai ishte ulur në sediljen 11A në momentin e përplasjes dhe mbijetesa e tij po konsiderohet si një ngjarje “mrekullie”.
Ndërsa autoritetet indiane po hetojnë shkaqet e aksidentit ajror që ka shkaktuar një valë tronditjeje në vend dhe jashtë tij, historia e këtij pasagjeri po ngjall emocione të forta. Në një tragjedi që numëron shumë viktima, ai është shndërruar në simbolin e mbijetesës – dhe të fatit që sfidon çdo statistikë.
Lini një Përgjigje