TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Qershor 2025, 19:33

“Na lind e drejta të përgjigjemi”, Katari përballon sulmin ndaj bazës amerikane: Ndaluam të gjitha raketat, s’ka persona të dëmtuar

Shkruar nga Pamfleti

“Na lind e drejta të përgjigjemi”, Katari përballon

Katari dënon fuqishëm sulmin ndaj bazës ajrore amerikane

Katari ka konfirmuar sot se nuk ka viktima nga sulmi me raketa i Iranit ndaj bazës ajrore amerikane Al Udeid, pranë kryeqytetit Doha, ndërsa ka paralajmëruar se i rezervon vetes të drejtën për një kundërpërgjigje direkte dhe të përshtatur me ligjin ndërkombëtar.

Majed al-Ansari, zëdhënës zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme, shkruan në X: "Ne e konsiderojmë këtë një shkelje flagrante të sovranitetit të Shtetit të Katarit, hapësirës së tij ajrore, ligjit ndërkombëtar dhe kartës së Kombeve të Bashkuara".

Ai thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore të Katarit "e penguan me sukses sulmin dhe interceptuan raketat iraniane" dhe baza ishte evakuuar më parë.

U morën të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar sigurinë e personelit në bazë, përfshirë anëtarët e Forcave të Armatosura të Katarit, forcat mike dhe të tjerë. Ne konfirmojmë se nuk ka pasur të lënduar ose viktima në njerëz nga sulmi", tha ai.

Zëdhënësi tha se Katari rezervon të drejtën për t'u përgjigjur "në një mënyrë ekuivalente me natyrën dhe shkallën e këtij agresioni të paturpshëm".

Ky incident shënon një përshkallëzim serioz të konfliktit, duke përfshirë tashmë edhe vendet aleate të SHBA-së në Gjirin Persik. Katari, që strehon një nga bazat më të rëndësishme ajrore amerikane në rajon, po e pozicionon veten jo vetëm si objektiv ushtarak, por edhe si faktor i mundshëm aktiv në reagimet e ardhshme ndaj Teheranit.

Lini një Përgjigje