
Kryeministri i Holandës, Mark Rutte deklaroi se plani i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin po dështon.
Deklaratën, Rutte e dha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë evropianë.
Rutte u shpreh se Evropa qëndron fort për sigurinë e përbashkët.
“Rruga që ka marrë Ukraina është po e njëjta që ne kemi marrë përkundrejt Rusisë. Plani i Putin po dështon dhe me këtë agresion kujtoi se do na luftonte, por ne e dimë që do qëndrojmë fort për sigurinë e përbashkët, me një mbrojtje në krahun lindor”, theksoi ai.
Ndërsa presidenti i Lituanisë Gitanas Nausėda foli edhe për kryengritjen e grupit të milicisë Ëagner në Rusi. Ai u shpreh se fakti që Prigozhin është strehuar në Bjellorusi është një rrezik i madh.
“Ditët e kaluara pamë kryengritjet e grupit Wagner. Nëse Rusia vë një vrasës të tillë në Bjellorusi atëherë ne jemi në një rrezik edhe më të madh. Planet e reja të mbrojtjes janë të një rëndësie të madhe për ne”, tha Presidenti i Lituanisë.
Lini një Përgjigje