TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 15:23

“Nga skandali AKSHI te TIMS dhe Smart City”, Kulluri: Samiti i NATO-s rrezikon të mos zhvillohet në Shqipëri!

Shkruar nga Pamfleti
“Nga skandali AKSHI te TIMS dhe Smart City”, Kulluri: Samiti i
Analisti Edvin Kulluri

Analisti Edvin Kulluri, deklaroi se samiti i NATO-s në vendin tonë është vënë në pikëpyetje sepse kërkohet siguri kibernetike dhe fizike, ndërkohë ende ka çështje si KAYO apo të dhënat e TIMS-it që janë me hije dyshimi.

Ai tha se qeveria ka lidhur kontrata me kompani që nuk janë nga vendet anëtare të NATO-s dhe e konsideroi këtë si një çoroditje gjeopolitike.

Nuk kemi ende informacion kush i vodhi të dhënat e AKSHI-t, nuk dihet ku kanë shkuar të dhënat e TIMS dhe nëse kanë shkuar në vendet dashakeqëse. Kemi një marrëveshje memorandum si “Smart City” që ende nuk dihet nëse do të hetohet nga SPAK-u për mënyrën sesi është lidhur kontrata.

Samiti kërkon siguri fizike dhe kibernetike maksimale. KAYO ka shumë hije dyshimi, edhe personat që disponojnë kompanitë nuk vijnë nga vende anëtare të NATO-s. Dikur kontratat bëheshin me kompani nga vendet anëtarë të NATO-s dhe kemi pasur marrëdhënie të shkëlqyera me Turqinë dhe Italinë.

Nuk mbahen marrëdhëniet ushtarake me vende që kemi detyrim moral, ne duhet të kemi ndërveprim me NATO-n. Si mund të ketë samit me këto thagma dhe çmenduria? Shumatorja e veprimeve dhe çorientimi gjeostrategjik është ulëritës. Nuk ka ndodhur ndonjëherë t’i çosh kapacitetet në drejtim të paditur, ne s’jemi vend i Lindjes së Mesme, aleatët i kemi në Evropë, s’mund të lidhim kontrata me Namibinë, Brazilin dhe Korenë e Jugut”, tha Kulluri për “News 24”.

kulluri nato

Lini një Përgjigje