TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Korrik 2026, 14:59

UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00
UPDATE/ Edicioni i lajmeve kryesore nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojmë të ndiqni një bllok lajmesh me zhvillimet kryesore nga kronika e zezë, ku ndër të tjera veçojmë:

Sistemi shqiptar i drejtësisë përballet me kritika të forta nga Strasburgu. Raporti i Avokaturës së Shtetit për vendimet e GJEDNJ gjatë vitit 2025 evidenton shkelje të procesit të rregullt ligjor, vonesa dhe probleme me funksionimin e gjykatave.

Erion Veliaj i drejtohet Gjykatës së Lartë me kërkesë urgjente për përshpejtimin e rigjykimit, duke pretenduar pasoja mbi mandatin e tij si kryebashkiak i Tiranës.

Këshilli i Qarkut Shkodër propozon shpalljen “Dëshmor i Atdheut” të gjyqtarit Astrit Kalaja, i vrarë në sallën e gjyqit gjatë ushtrimit të detyrës.

SPAK dërgon për gjykim 15 persona të dyshuar për një grup të strukturuar kriminal që, sipas hetimeve, trafikoi mbi 8 tonë drogë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Në Dibër arrestohet zv.drejtori i Kadastrës Daniel Gjura, i dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe tjetërsim pronash.

AMP arreston një efektiv policie në Fushë-Krujë, ndërsa në pranga përfundojnë edhe dy persona të tjerë për lojëra fati dhe narkotikë.

Në Krujë shpërthen tritol ndaj një automjeti, ndërsa në Tiranë një 16-vjeçar plagos rëndë me thikë xhaxhain pas një konflikti familjar.

Ndërkombëtarisht, Irani dënon me vdekje aktivisten Arghavan Fallahi, ndërsa në Venezuelë një nënë dhe tre fëmijët e saj shpëtohen pas 11 ditësh nën rrënoja nga tërmetet shkatërruese.

 

Lini një Përgjigje