
Nëse planifikoni të udhëtoni drejt Shteteve të Bashkuara, përgatituni për tarifa më të larta që do të hyjnë në fuqi më 30 shtator.
Një nga ndryshimet kryesore prek udhëtarët nga mbi 40 vende që janë pjesë e Programit të Heqjes së Vizave (Visa Waiver Program), përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Australinë, Zelandën e Re, Izraelin, shumicën e vendeve të Evropës dhe disa nga Lindja e Mesme, përfshirë Katarin.
Tarifa për aplikimin në sistemin elektronik të autorizimit të udhëtimit (ESTA), e cila aktualisht është 21 dollarë, do të dyfishohet në 40 dollarë. Kjo është pjesë e paketës ligjore të njohur si “One Big Beautiful Bill”, e miratuar gjatë administratës Trump.
Për udhëtarët që hyjnë përmes kufijve tokësorë të SHBA, kostoja për formularin I-94 do të rritet nga 6 në 30 dollarë.
Ndërkohë, udhëtarët nga Kina do të përballen me një tarifë shtesë prej 30 dollarësh për regjistrimin në sistemin elektronik të përditësimit të vizave (EVUS).
Por më e rëndësishmja është tarifa e re prej 250 dollarësh që pritet të vendoset për shumë udhëtarë nga vendet që nuk janë pjesë e Programit të Heqjes së Vizave, një tarifë e re e quajtur “visa integrity fee”, që ende nuk ka hyrë në fuqi, por po përgatitet nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare të SHBA.
Megjithëse avokati i imigracionit Steven Brown tha për CNN se tarifat nuk do të jenë ndonjë pengesë serioze për shumicën e udhëtarëve, ai shtoi se tarifa e re prej 250 dollarësh ngre shumë pikëpyetje: “Kush e monitoron zbatimin? Si provohet që ke respektuar rregullat? Dhe nëse jo, a do të ketë rimbursim?”
Këto masa vijnë në një moment kur vizitat ndërkombëtare në SHBA janë në rënie të lirë. Këshilli Botëror i Udhëtimeve dhe Turizmit (WTTC) parashikon se SHBA do të humbasë 12.5 miliardë dollarë në të ardhura nga turistët e huaj në vitin 2025 – vendi i vetëm nga 184 ekonomi të analizuara që do të pësojë rënie.
Turizëm në skajet e botës
Në Korenë e Veriut, lideri Kim Jong Un po përpiqet ta kthejë resortin e ri Wonsan-Kalma në “Waikiki-n e Lindjes”. Me plazhe të gjata me rërë të bardhë dhe hotele luksoze, kompleksi është i ndarë në dy zona: për vendasit dhe për të huajt. Por për momentin, resorti duket i boshatisur, përveç disa turistëve rusë që u lejuan të hyjnë.
Ndërkohë, në Stamboll, xhamia Hagia Sophia vazhdon të mahnitë vizitorët me përzierjen e saj unike të historisë kristiane dhe islame, një simbol i qytetërimeve që kanë ardhur dhe ikur ndër shekuj.
Dhe për ata që e vlerësojnë kulturën përmes shijes: kafeja turke, e lindur në Jemen, e përsosur në Perandorinë Osmane dhe e mbrojtur nga UNESCO, mbetet një ritual i pazëvendësueshëm. Por më shumë se një pije, ajo vjen edhe me një “shërbim falas”: leximi i fatit në filxhan.
Lini një Përgjigje