Duket se rezultati më i mundshëm, është një skenar korean, i një zone të çmilitarizuar në anën ukrainase, ku paqeruajtësit evropianë do të shmangnin shkeljen e armëpushimit.
Donald Trump tha se Vladimir Putin dëshiron të takohet me të. Po çfarëdolloj gjëje që do
të vendoset në atë takim, pasojat do të jehojnë jo vetëm në Ukrainë, por në rajonin e Evropës Qëndrore dhe Lindore si dhe në mbarë botën.
Trump ka emëruar Keith Kellogg, ish-këshilltar për sigurinë kombëtare dhe gjeneral-lejtnant në pension i ushtrinë amerikane, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë. Kellogg i paraqiti në prill të vitit të kaluar, idetë e tij se si SHBA mund t’i japë fund luftës në një studim të botuar nga Instituti i Politikave Amerika e Para pro-Trumpit.
Ai propozoi që Ukraina të marrë ndihmë të mëtejshme nga SHBA-ja, vetëm nëse pranon të marrë pjesë në bisedimet e paqes me Moskën. Por në artikull, sugjerohet se nëse refuzon Moska të marrë pjesë në to, atëherë SHBA-ja duhet ta vazhdojë ndihmën e saj për Ukrainën.
“Njerëzit duhet të kuptojnë se Trump nuk po përpiqet t’i japë diçka Putinit apo rusëve. Ai po përpiqet të shpëtojë sovranitetin e Ukrainës”- tha Kellogg për Fox News më 8 janar, duke shtuar se ai dhe Trump janë të vetëdijshëm se kanë pak kohë në dispozicion për të gjetur një zgjidhje.
Në këto kushte, duhet të analizojmë me vëmendje 3 skenarë të mundshëm. Së pari, Trump mund ta fajësojë Putinin për luftën - edhe pse kjo ka më pak gjasa (pra Rusinë si agresoren përgjegjëse për një gjenocid të paprovokuar, dhe si e vetmja palë fajtore).
Së dyti, Trump mund të fajësojë administratat e Zelensky dhe Biden për luftën dhe jo Putinin - dhe kjo ka më shumë gjasa të ndodhë (pra për shkak të propagandës zgjerimit të NATO-s, mosgatishmërisë për të negociuar më herët e kështu me radhë).
Në skenarin e tretë dhe më të mundshëm nga të gjithë, Trump do të fajësojë për luftën të dyja palët. Pra ai do të luante rolin e një gjyqtari ndëshkues, i cili sheh gabime në të dyja anët, dhe që arrin t’i japë fund luftës duke pajtuar dy palët ndërluftuese. Duke pasur parasysh prejardhjen e tij si një yll i emisioneve televizive, ka të ngjarë që ky i fundit të jetë roli më i dashur.
Së bashku me gjithë vëmendjen dhe fuqinë për të vendosur fatin e miliona apo ndoshta edhe miliarda njerëzve. Duket se rezultati më i mundshëm, është një skenar korean, i një zone të çmilitarizuar në anën ukrainase, ku paqeruajtësit evropianë do të shmangnin shkeljen e armëpushimit.
Rusia nuk do të pajtohet kurrë me një zonë të tillë në anën e saj, dhe do të jetë interesante se si ofensiva e Kurskut dhe planet e liderit të Legjionit të Rusisë së Lirë për të arritur deri në Moskë, ndoshta brenda këtij viti, do të ndikojnë tek negociatat. Ndërkohë, ne duket se e kemi harruar ultimatumin rus drejtuar Perëndimit që nga dhjetori 2021.
Putini do ta përsërisë atë me siguri atë gjatë negociatave, pavarësisht se realitetet në terren ndryshojnë shumë nga ajo kohë. Në këmbim të çmilitarizimit të Ukrainës dhe rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore, Vladimir Putin do të deklarojë se trupat ruse po kthehen në shtëpi.
Nëse ai e shkel marrëveshjen dhe sulmon sërish, Trump ose do të armatosë Ukrainën deri në dhëmbë, ose me më pak gjasa, do të ndërhyjë drejtpërdrejt për të ndalur dhe ndëshkuar Rusinë. Por ekziston gjithashtu mundësia për t’i injoruar veprimet ruse dhe për ta fajësuar Ukrainën.
Trump nuk dëshiron të duket i dobët, por përfundimi i luftës duke rënë dakord të ndërpresë të gjithë ndihmën për Ukrainën dhe të tërheqë të gjitha trupat amerikane dhe çmontuar infrastrukturën amerikane në rajonin e EQL-së, ngjan si lloji i marrëveshjes që ai mund të pranojë.
Natyrisht, s’ka asnjë garanci që Putin nuk do të sulmojë sërish. Kjo mund të ndodhë pasi Trump të ketë mbarur mandatin e tij. Vladimir Putin mund të kënaqet me mbajtjen e Ukrainës dhe rajonit të Evropës Qëndrore dhe Lindore në sferën ruse të ndikimit.
Situata në Poloni me komentet e fundit të kandidatit presidencial të opozitës Karol Nawrocki, tregon rrezikun e një presidenti polak që mbështet planin e Putinit për ta mbajtur Ukrainën jashtë BE-së dhe NATO-s. Putini ka idiotë të dobishëm dhe politikanë kukull me pagesë në Evropë dhe SHBA, të cilët mund t’i përdorë në avantazhin e tij.
Trumpit i pëlqejnë lëvizjet e mëdha dhe të guximshme. Vladimir Putin e di këtë dhe ka të ngjarë të luajë me egon e tij. Trump po flet për aneksimin e Grenlandës dhe Panamasë. Ai poston harta me Kanadanë si pjesë e SHBA-në. Në fillim të gjithë qeshëm, duke e cilësuar një mburrje tipike të Trump.
Por tani e dimë se Trump mund ta ketë seriozisht. Se sa, kjo mbetet për t’u parë. Në një skenar surreal, Vladimir Putin dhe Donald Trump mund të bëhen “sivëllezër perandorakë”. Putin ka të ngjarë t’i paraqesë ukrainasit si nazistë (“i ashtuquajturi Regjim i Kievit”) që kanë nevojë për denazifikimin, dhe si terroristë përgjegjës për vrasjet e figurave publike në Rusi.
Këshilltarët e Trump, Musk, JD Vance, Trump Jr. etj janë tashmë kundër Ukrainës, ndaj shitja e saj do të jetë e lehtë, dhe ka të ngjarë që tashmë të ketë ndodhur. Megjithatë Trump krenohet se është njeriu që në fund vendos vetë, dhe Ukraina mund ta përdorë këtë në avantazhin e saj, pavarësisht zhurmave në sfond.
Pala ukrainase duhet të ngrejë çështjen e luftëtarëve të Azov dhe të fëmijëve ukrainas, që mbahen ende peng në Rusi. Ose të çojnë pra Putin dhe Trump dëshmitarët e masakrave. Putin thotë se masakra e Bucha-s është e inskenuar. Rusia shihet si shumë e madhe për të dështuar nga shumë zyrtarë amerikanë.
Ajo mbështetet shantazhet bërthamore. Mjerisht, kjo duket se funksionon në Uashington. Ne nuk e dimë se sa afër është Putini nga përdorimi i armëve bërthamore. Ajo që ka rëndësi, është se politikëbërësit amerikanë sillen sikur besojnë se duke e provokuar Rusinë do të nisë Lufta e Tretë Botërore.
Dhe siç e dimë, vetë Trump beson se jemi afër Luftës së Tretë Botërore dhe negociatat janë shumë jetik. Putin ka të ngjarë ta përdorë shantazhin bërthamor për ta bindur Trumpin që ta lejojë Rusinë të zgjerojë sferën e saj të ndikimit jo vetëm në Ukrainë, por ndoshta në rajonin e EQL dhe madje edhe në Evropë në tërësi.
Nuk po flas për një pushtim ushtarak. Premtimi për një ndërhyrje të kufizuar ose jo të SHBA-së në Evropë, do të mjaftonte për të lumturuar Putinin. Ai mund të vazhdojë të përdorë luftën hibride, si valët e migrimit nga Bjellorusia, zjarrvëniet, spiunazhin dhe sulmet ndaj aktivistëve të shquar. Teksa Putin vazhdon të miklojë Trumpin, Rusia përgatitet për pushtimin e radhës./ Përshtati "Pamfleti" nga “Kyiv Post”
Lini një Përgjigje