TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Janar 2025, 09:32

U tha se është në prag divorci me Michelle, Barack Obama uron bashkëshorten pas thashethemeve: Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës sime!

Shkruar nga Pamfleti
U tha se është në prag divorci me Michelle, Barack Obama uron
Michelle dhe Barack Obama

Barack Obama i uroi ditëlindjen “dashurisë së jetës së tij” Michelle, duke dashur t’i jepte fund njëherë e mirë thashethemeve të divorcit.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës sime, Michelle Obama. Ti e mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri dhe humor. Jam shumë me fat që mund të kaloj aventurat e jetës me ty. Të dua!” i shkroi Obama në platformën X.

Bashkë me mesazhin, Obama ka postuar edhe një foto të pa publikuar më parë, ku çifti pozon të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Thashethemet për ndarjen e çiftit dhe për marrëdhënien e Barack Obamës me Jennifer Aniston

Fotoja e Barack dhe Michelle Obamës vjen në një kohë kur thashethemet për ndarjen e çiftit po përhapeshin gjithnjë e më shumë, ndërkohë që disa media po flasin për një lidhje dashurie mes ish-presidentit amerikan dhe  Jennifer Aniston, të cilën vetë aktorja e refuzon.

 

barack obama michelle obama

Lini një Përgjigje