
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po “tallet” me të.
Sipas një artikulli të “Wall Street Journal”, Trump u shpreh kështu te ndihmësit e tij kryesorë. Gazetari theksoi se pavarësisht frustrimeve të tij, nuk ka gjasa që Trump të ndahet publikisht me Netanyahun.
Një zyrtar i lartë izraelit, tha se Trump dhe Netanyahu kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe se çdo sugjerim për të kundërtën është “lajm i rremë”.
Zyrtarët amerikanë i thanë gazetës se presidenti i SHBA-së është krenar për marrëdhënien e tij të ngushtë me Netanyahun dhe mbështetjen e fortë të SHBA-së për Izraelin.
Lini një Përgjigje