TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 7 Shkurt 2026, 11:23

Netanyahu mohon lidhjet e Izraelit me Epstein dhe sulmon Ehud Barakun: Ka punuar për të!

Shkruar nga Pamfleti
Netanyahu mohon lidhjet e Izraelit me Epstein dhe sulmon Ehud Barakun: Ka punuar
Netanyahu-Ehud Barak

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se Jeffrey Epstein “nuk ka punuar për Izraelin”, duke mohuar çdo lidhje shtetërore me financierin amerikan. Në të njëjtën dalje publike, Netanyahu e shfrytëzoi vëmendjen e rikthyer ndaj dosjeve Epstein për të sulmuar drejtpërdrejt ish-kryeministrin Ehud Barak.

Sipas "The Jerusalem Post", lidhjet e Ehud Barakut me Jeffrey Epstein janë rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike për shkak të takimeve të tyre të dokumentuara në vitet 2015 dhe 2016. Këto takime kanë ndodhur disa vite pas dënimit të parë penal të Epsteinit.

Fotografi të publikuara në atë periudhë tregojnë Barakun duke hyrë në rezidencën e Epsteinit në Manhattan, New York. Duke komentuar për herë të parë publikisht dokumentet e lidhura me Epstein, Netanyahu u shpreh se “marrëdhënia e pazakontë dhe e ngushtë e Epsteinit me Ehud Barakun nuk sugjeron se Epsteini ka punuar për Izraelin, ajo sipas tij provon të kundërtën”.

Në vijim të deklaratës, Netanyahu tentoi të ndajë përgjegjësinë individuale nga ajo shtetërore. Ai deklaroi se “i mbërthyer pas humbjes së tij zgjedhore nga më shumë se dy dekada më parë, Baraku prej vitesh ka tentuar në mënyrë obsesive të minojë demokracinë izraelite duke bashkëpunuar me të majtën radikale anti-sioniste në përpjekje të dështuara për të rrëzuar qeverinë izraelite të zgjedhur nga populli”.

Netanyahu e akuzoi më tej Barakun se është angazhuar “në aktivitete publike dhe prapaskenave për të minuar qeverinë e Izraelit, përfshirë nxitjen e lëvizjeve masive të protestës, shkaktimin e trazirave dhe ushqimin e narrativave të rreme mediatike”.

Ehud Barak mbetet një nga kritikët më të ashpër të Benjamin Netanyahut dhe ka bërë vazhdimisht thirrje për largimin e qeverisë aktuale. Përplasja e re politike vjen në një moment kur dosjet Epstein po përdoren sërish si instrument presioni dhe përballjeje në skenën politike izraelite.

ehud barak netanyah

Lini një Përgjigje