TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Gusht 2025, 13:42

Nga Meloni te Mark Rutte dhe Macron, kush janë liderët europianë që do të marrin pjesë në takimin mes Trump dhe Zelensky

Shkruar nga Pamfleti

Nga Meloni te Mark Rutte dhe Macron, kush janë liderët europianë

Do të zhvillohet nesër takimi mes presidentit të SHBA, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas Volodymyr Zelensky.

Ndërkohë, liderë europianë po konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në takimin e së hënës në Shtëpinë e Bardhë, i thirrur për çështjen e Ukrainës.

Sipas njoftimeve të fundit të publikuara nga BBC, kryeministrja italiane Giorgia Meloni do t’i bashkohet delegacionit që udhëton nesër drejt Uashingtonit. Po ashtu, është konfirmuar edhe pjesëmarrja e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte.

Deri tani, liderët që kanë konfirmuar pjesëmarrjen janë:

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen

Kancelari gjerman, Friedrich Merz

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb

Presidenti francez, Emmanuel Macron

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte

Takimi do të zhvillohet nesër në Uashington, me pjesëmarrjen e presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.

Lini një Përgjigje