TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Qershor 2023, 07:17

Ngjarje horror në Itali! Gjendet në karrocën e supermarketi trupi i pajetë i një 16-vjeçareje

Shkruar nga Pamfleti

Ngjarje horror në Itali! Gjendet në karrocën e supermarketi trupi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Trupi i pajetë i një vajze 16 vjecare romake, Michelle Maria Causo u gjet sot në orën 16:00 në një karrocë supermarketi të lënë pranë një koshi mbeturinash në via Stefano Borgia në Primavalle.

Hetuesit kanë ndaluar një djalë bashkëmoshatar me origjinë të huaj, i cili po merret në pyetje pasi dyshohet se ka vrarë vajzën.

Në trupin e adoleshentes u gjetën plagë të shumta të shkaktuara nga goditja me thikë. Trupi i saj ishte mbyllur me qese të zezë. Alarmi për ngjarjen u ngrit nga një fqinj i të riut.

Ai pa djalin që po dilte nga apartamenti ku jeton me nënën me një karrocë që pikonte gjak. Fqinji njoftoi menjëherë policinë dhe efektivët gjetën karrocën pranë koshit të mbeturinave.

itali vritet 16-vjçarja

Lini një Përgjigje