Bota14 Prill 2023, 21:13

Një zarf misterioz mbërrin në ambasadën finlandeze në Moskë, autoritet ruse nisin hetimet  

Shkruar nga Pamfleti

Një zarf misterioz mbërrin në ambasadën finlandeze në

Ambasada e Finlandës në Moskë ka marrë një letër misterioze, në të cilën kishte një pluhur ende të pa identifikuar.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova konfirmoi se ambasada finlandeze e ka raportuar rastin te autoritetet ruse dhe shtoi se në kutinë postare të saj ishin dërguar 3 zarfe misterioze, ku vetëm njëri përmbante pluhurin misterioz.

Ambasada informoi ministrinë e jashtme të Rusisë se kishte marrë tre letra të enjten, të paktën njëra prej të cilave përmbante një pluhur. Ne mund të konfirmojmë një apel të tillë nga ambasada e Finlandës drejtuar Ministrisë së Jashtme ruse, sipas së cilës tre zarfe identike drejtuar atasheut ushtarak dhe ndihmësve të tij u dorëzuan më 13 prill në kutinë postare të misionit diplomatik. Ambasada e Finlandës do të informohet për rezultatet e hetimit”, tha ajo.

Rastet të tilla ka pasur edhe para disa muajsh ku në ambasadën ukrainase në Spanjë, u dërgua një zarf që përmbante një bombë të vogël e cila shpërtheu në duar e njërit prej punonjësve të ambasadës.

Finlanda u anëtarësua disa ditë më parë në NATO, pavarësisht kundërshtimit të Rusisë dhe kjo mesa duket mund të jetë një nga arsyet e dërgimit të zarfeve misterioze.

ambasada finlandeze rusi