Bota10 Dhjetor 2023, 11:24

Nuk pritën as vitin nga vdekja e babait, fëmijët e Berlusconit nisin shitjen e vilës luksoze

Shkruar nga Pamfleti
Nuk pritën as vitin nga vdekja e babait, fëmijët e Berlusconit
Silvio Berlusconi

Pesë fëmijët e trashëgimtarit të Silvio Berlusconit kanë vendosur të shesin një pjesë të pronës që i përkiste ish-kryeministrit italian dhe manjatit të medias, i cili vdiq më 12 qershor 2023. 

Një burim i sigurt i ANSA raporton se trashëgimtarët e Berlusconit kanë autorizuar shitjen e Villa Gernetto, një ndërtesë e shekullit të 18-të në Lesmo, në provincën e Monza dhe Brianza, ku i ndjeri Silvio Berlusconi donte të krijonte një universitet.

Familja, megjithatë, nuk ka ndërmend të shesë vilën San Martino në Arcoro, afër Milanos, ku jetonte Berusconi, pohon ky burim.

Ish kryeministri Silvio Berlusconi, një miliarder që krijoi kompaninë më të madhe mediale të Italisë përpara se ta transformonte peizazhin politik, vdiq me 12 qershor 2023 në moshën 86-vjeçare.

Berluskoni, i cili shërbeu si kryeministër gjatë viteve 1994-1995, 2001-2006 dhe 2008-2011, vuante nga leukemia dhe së fundmi kishte pësuar një infeksion në mushkëri.

Partia Forza Italia e Silvio Berlusconit është pjesë e koalicionit të krahut të djathtë të kryeministres Giorgia Meloni dhe ndonëse ai vetë nuk kishte një rol në qeveri, vdekja e tij ka të ngjarë të destabilizojë politikën italiane në muajt e ardhshëm.

Miqësia e tij me presidentin rus Vladimir Putin, e vuri atë në pozicion të kundërt me kryeministren Meloni, një mbështetëse e vendosur e Ukrainës.

Perandoria e tij e biznesit gjithashtu përballet me një të ardhme të pasigurt. Ai kurrë nuk tregoi publikisht se kush do të merrte përgjegjësinë e plotë të biznesit pas vdekjes së tij, edhe pse vajza e tij e madhe Marina pritet të luajë një rol të rëndësishëm.

fëmijët e berlusconit vilat