
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Iranit ka publikuar raportin e parë për rrëzimin e helikopterit ku udhëtonte presidenti Ebrahim Raisit.
“Asnjë gjurmë plumbash nuk u gjet në helikopterin e presidentit të ndjerë iranian Ebrahim Raisi, i cili u rrëzua në fillim të kësaj jave”, thuhet në një deklaratë të kanalit televiziv IRIB.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit njoftoi se po publikon gjetjet paraprake të hetimit për aksidentin fatal që i mori jetën presidentit, teksa thekson se “mund të thuhet me siguri se nuk ka pasur plumba”.
Raporti shkruan gjithashtu se mbetjet e helikopterit u gjetën duke përdorur dronët iranianë, teksa hedh poshtë pretendimin e Ankarasë se droni turk Akinci gjeti mbetjet.
Arkivoli i Raishi u dërgua në Mashhad në Iranin verilindor pasi funeralit të tij i cili u mbajt në qytetin lindor të Birzad, ku mijëra njerëz bënë nderimet e tyre të fundit.
63-vjeçari Raisi shihej gjerësisht si një kandidat për të pasuar liderin suprem 85-vjeçar Ali Khamenei. Mohammad Mohber, i cili ishte nënkryetar i parë, mori postin e presidentit të përkohshëm deri në zgjedhjet e 28 qershorit.
Tetë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazhit humbën jetën pas rrëzimit të helikopterit në një zonë malore pranë kufirit me Azerbajxhanin.
Lini një Përgjigje