Bota24 Maj 2024, 08:34

Shembet klubi i famshëm në Palma de Mallorca, 4 të vdekur dhe 27 persona të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Shembet klubi i famshëm në Palma de Mallorca, 4 të vdekur dhe 27
Palma de Mallorca

Katër persona kanë vdekur dhe 27 janë plagosur pasi një ndërtesë dykatëshe u shemb në një resort turistik në ishullin spanjoll Palma de Mallorca.

Disa njerëz janë bllokuar në një prej klubeve më të famshëm në bregdet c, një restorant buzë plazhit në rrugën Cartago në kryeqytetin rajonal Palma de Majorca.

Incidenti thuhet se ka ndodhur rreth orës 20:30 me orën lokale të enjten në mbrëmje. Ekziston frika se një numër njerëzish mund të bllokohen nën rrënoja.

Shërbimet e urgjencës i thanë mediave lokale se po finalizonin operacionet e shpëtimit dhe po siguronin zonën pak pas mesnatës me orën lokale. Zyrtarët shtuan se ekspertët e psikologjisë do të sillen në vendngjarje për të ndihmuar të traumatizuarit nga incidenti.

Dyshemeja e lokalit u shemb mbrëmjen e së enjtes, duke bërë që njerëzit të binin në bodrumin poshtë, ku kishte edhe klientë dhe staf.

Një zjarrfikës e përshkroi skenën si "makth" për gazetën lokale Ultima Hora. Ai shtoi se kur ekipi i tij mbërriti njerëzit po qanin dhe bërtisnin ndërsa qëndronin rreth rrënojave të grumbulluara në dysheme.

Shefi i zjarrfikësve në Palma, Eder García, tha për mediat lokale se shumica e të prekurve nga kolapsi ishin të huaj dhe turistë, raportoi El Pais.

Një zëdhënës i policisë lokale u tha gazetarëve se ballkoni mund të jetë shembur për shkak të peshës së tepërt të vendosur mbi të, por theksoi se shkaku është ende duke u hetuar.

Një burrë u nxor nga rrënojat me krah të thyer dhe shërbimet e shpëtimit po punojnë me supozimin se më shumë njerëz janë bllokuar.

Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez u ka dërguar ngushëllime familjeve të viktimave.

Ai tha se po ndiqte nga afër të gjitha zhvillimet e fundit dhe qeveria e tij ishte e gatshme të dërgonte të gjithë ndihmën e nevojshme.

palma de mallorca