TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Mars 2026, 18:36

Nxiti komente dhe teori se njeriu i skandaleve është gjallë, reagon sozia e Epstein

Shkruar nga Pamfleti
Nxiti komente dhe teori se njeriu i skandaleve është gjallë,
Epsterin dhe Palm Beach Pete

Një pensionist i njohur si “Palm Beach Pete” ka tërhequr vëmendje të gjerë në SHBA pas publikimit të një videoje ku ai shfaqet duke drejtuar makinën. Pamja e tij ka ngjallur reagime për shkak të ngjashmërisë së madhe fizike me Jeffrey Epstein.

Videoja u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale dhe u shoqërua me komente që vinin në dyshim vdekjen e financierit të përfshirë në skandale të rënda. Reagimet nga mbështetës të teorive konspirative u përqendruan te ideja se Epstein mund të jetë ende gjallë.

Vetë protagonisti reagoi publikisht për të sqaruar situatën. Ai deklaroi se videoja ishte realizuar pa dijeninë e tij dhe se nuk ka asnjë lidhje me personin me të cilin po e krahasojnë. Ai theksoi se është një qytetar i zakonshëm në pension.

Pas viralizimit të videos, ai raportoi ndryshim të menjëhershëm në përditshmëri, për shkak të numrit të madh të komenteve dhe vëmendjes që mori në internet. Në pamjet që qarkullojnë, ai përballet edhe me pyetje të drejtpërdrejta për identitetin e tij, të cilave u përgjigjet duke mohuar çdo lidhje me Epstein.

Në sqarimet e tij, ai pranoi se në të kaluarën ka qenë në evente ku kishte marrë pjesë edhe Epstein, por nuk ka pasur kontakt apo komunikim me të. Ai e përshkroi atë si një figurë të paqartë për shumë njerëz, sidomos sa i takon burimit të pasurisë.

Ndërkohë, profili i tij i ri në rrjetet sociale ka tërhequr mijëra ndjekës në pak kohë, duke e kthyer atë në një personazh të njohur për publikun online.


epsterin dhe palm beach pete

Lini një Përgjigje