
Rusia dhe Ukraina shkëmbyen 303 të burgosur nga secila palë, duke përfunduar kështu fazën e tretë dhe të fundit të marrëveshjes për lirimin e 1,000 të burgosurve nga secila palë.
“303 luftëtarë ukrainas janë në atdhe. Faza e tretë e marrëveshjes së shkëmbimit 1,000 për 1,000, e arritur në Turqi, është përfunduar. Është e sigurt se ne do t’i kthejmë të gjithë njerëzit tanë nga robëria ruse”, njoftoi Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky më Kiev.
Gjatë natës, Rusia shënjestroi Kievin dhe rajone të tjera ukrainase me një sulm në shkallë të gjerë me dronë dhe raketa, duke vrarë të paktën 12 persona, sipas zyrtarëve lokalë.
Sipas presidentit ukrainas, drejt Ukrainës u kryen gati 300 sulme me dronë dhe rreth 70 raketa. Shumica e ushtarëve ukrainas të liruar u morën robër në rajonin e Donetskut, disa prej tyre që në vitin 2022, tha udhëheqësi ukrainas në një video-adresim të veçantë. Ai shtoi se të tjerë u kapën në territoret e rajoneve Kherson, Zaporizhzhia, Kharkiv dhe Luhansk.
Kievi dhe Moska ranë dakord të shkëmbejnë 1,000 të burgosur nga secila palë gjatë bisedimeve në Stamboll javën e kaluar. Kjo shënon një moment të rrallë bashkëpunimi midis dy kombeve, të cilat kanë dështuar disa herë të arrijnë një marrëveshje armëpushimi.
Lini një Përgjigje