TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Korrik 2023, 12:12

Panik në Moskë, Kremlini: Kemi rrëzuar 5 dronë ukrainas

Shkruar nga Pamfleti

Panik në Moskë, Kremlini: Kemi rrëzuar 5 dronë ukrainas

Rusia pretendon se ka rrëzuar dhe kapur disa dronë ukrainas mbi Moskë dhe sipas Kremlin ky ishte si një “sulm terrorist”.

Sipas një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes thotë se katër nga pesë dronët që po shkonin për në Moskë u rrëzuan, ndërsa një tjetër u bllokua, duke shkaktuar ndërprerje në aeroportet kryesore të kryeqytetit.

Prej këtij incidenti fluturimet nga Rusia, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti u devijuan në aeroporte të tjera të Moskës.

“Nuk ka pasur viktima apo dëme si rezultat i sulmit terrorist“, thuhet në deklaratë.

Tre dronë u kapën në qiell mbi rajonin e Moskës, me dy prej tyre vetëm 30 km në jugperëndim të Kremlinit. Një dron u zbulua në rajonin fqinj të Kalugas dhe një tjetër u rrëzua në qytetin Kubinka, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.

Një dron i pestë u bllokua dhe u rrëzua në rrethin Odintsovo, një zonë periferike në perëndim të Moskës.

“Përpjekja e regjimit të Kievit për të sulmuar një zonë ku ndodhet infrastruktura civile, duke përfshirë aeroportin, ku ka edhe fluturime të huaja, është një akt tjetër terrorizmi. Komuniteti ndërkombëtar duhet të kuptojë se Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca – anëtarë të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB – po financojnë një regjim terrorist”, u shpreh zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova.

Nga Kievi nuk ka ende asnjë reagim për pretendimet e Moskës, ndërsa në një skemë të ngjashme autoritetet ukrainase u akuzuan për një sulm me dron në kryeqytet në muajin maj.

Asokohe, ministria e Mbrojtjes tha asokohe se tetë dronë ishin përfshirë në aksionin “terrorist” dhe se të gjithë u rrëzuan.

Gjatë një interviste të dhënë në atë periudhë, presidenti Vladimir Putin pretendoi se sulmi kishte për qëllim “objektivat civile” dhe premtoi të përmirësonte mbrojtjen ajrore.

Ndërkohë, Rusia ka vazhduar sulmet me raketa dhe dron në Ukrainë. Tre persona u konfirmuan të vdekur dhe 21 të tjerë u plagosën pas një sulmi në qytetin verilindor të Sumy, që dëmtoi dy blloqe apartamentesh.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u shpreh se sulmi dëmtoi gjithashtu selinë rajonale të Shërbimit të Sigurisë të Ukrainës, agjencia kryesore e inteligjencës në vend dhe gjeti rastin tu kërkonte aleatëve perëndimorë të rrisin furnizimet e sistemeve të mbrojtjes ajrore për të ndihmuar në shmangien e sulmeve ruse.

 

 

kremlin panik moske rusi ukraina

Lini një Përgjigje