TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2025, 16:17

Papa Leoni XIV apel Netanyahut për armëpushim në Lindjen e Mesme!

Shkruar nga Pamfleti

Papa Leoni XIV apel Netanyahut për armëpushim në Lindjen e Mesme!

Papa Leoni XIV, zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, ku theksoi nevojën urgjente për të mbrojtur vendet e adhurimit dhe të gjithë njerëzit në Palestinë dhe Izrael, si dhe për të vendosur një armëpushim në Gaza.

Biseda u zhvillua pas një sulmi ajror izraelit ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë (Manastiri Latin) në veri të Gazës, i cili la tre të vrarë dhe të paktën 10 të plagosur.Sipas një deklarate të Zyrës së Shtypit të Vatikanit, Papa, i cili ndodhet në rezidencën e tij verore në Castel Gandolfo afër Romës, u kontaktua nga Netanyahu të premten në mëngjes.

Gjatë bisedës, Papa përsëriti thirrjen për rinisjen e negociatave për paqe dhe ndalimin e menjëhershëm të luftës përmes një armëpushimi. Ai shprehu shqetësimin e tij të thellë për situatën tragjike humanitare në Gaza, duke vënë në dukje vuajtjet e fëmijëve, të moshuarve dhe të sëmurëve.

“Ka ardhur koha për t’i dhënë fund kësaj masakre”, citohet të ketë thënë Papa në një bisedë të veçantë me Kardinalin Pierbattista Pizzaballa, Patriarkun Latin të Kudsit, i cili vizitoi kishën e goditur nga sulmet.

Sulmi izraelit ndaj Kishës së Familjes së Shenjtë ka shkaktuar kritika të gjera ndërkombëtare. Papa Leoni XIV, në deklaratën e tij, nënvizoi urgjencën e mbrojtjes së vendeve të kultit dhe të besimtarëve, si dhe të gjithë civilëve në rajon, duke bërë thirrje për një zgjidhje paqësore për të ndalur dhunën dhe vuajtjet e popullsisë në Palestinë dhe Izrael.

Lini një Përgjigje