TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Dhjetor 2025, 22:56

Paqe me Rusinë dhe zgjedhje parlamentare, Ukraina i bindet urdhërave të Trumpit!

Shkruar nga Pamfleti

Paqe me Rusinë dhe zgjedhje parlamentare, Ukraina i bindet urdhërave

Zelensky shtoi se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda një periudhe prej 60-90 ditësh nëse aleatët garantojnë sigurinë e tyre...

Presidenti Volodymyr Zelensky, deklaroi se Ukraina dhe SHBA-të kanë zhvilluar grupin e parë të bisedimeve që synojnë hartimin e një dokumenti për rindërtimin e Ukrainës dhe rimëkëmbjen ekonomike pas luftës.

SHBA-të u përfaqësuan nga sekretari i thesarit, Scott Bessent, Larry Fink, drejtor ekzekutiv i BlackRock, dhe Jared Kushner, dhëndri i Donald Trump.

“Ka shumë zhvillime që, me qasjen e duhur, mund të funksionojnë në Ukrainë”, tha Zelensky i cili i quajti diskutimet produktive.

Ai shton se Ukraina synon të përparojë punën për rimëkëmbjen paralelisht me diskutimet për sigurinë, duke argumentuar se stabiliteti ekonomik afatgjatë varet nga një zgjidhje e besueshme pas luftës.

Ndër të tjera, gjatë fjalimit në mbrëmje, Zelensky tha se diskutoi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve me Parlamentin e Ukrainës, pas komenteve të Donald Trump. Ai shtoi se zgjedhjet mund të zhvillohen brenda një periudhe prej 60-90 ditësh nëse aleatët garantojnë sigurinë e tyre.

“Mbajtja e zgjedhjeve në gjendjen e jashtëzakonshme nuk është e lehtë dhe presioni mbi këtë çështje nuk është ajo që na duhet", tha Zelensky.

Duke folur për planin e paqes, presidenti ukrainas tha se plani me 20 pikat që formojnë propozimin e rishikuar të paqes të Ukrainës përbëjnë një "dokument themelor". Më tej ai shtoi se vendi i tij po harton gjithashtu dy dokumente shtesë: i pari mbi garancitë e sigurisë së SHBA-së dhe i dyti mbi ekonominë dhe rindërtimin.

Ndërkohë nga ana tjetër e oqeanit, Donald Trump foli rreth procesit të paqes në Ukrainë gjatë një diskutimi në tryezë të rrumbullakët me udhëheqës biznesi. Presidenti amerikan tha se shkëmbeu "fjalë mjaft të forta" me udhëheqësit evropianë sot gjatë një telefonate për Ukrainën. Ai më pas konfirmoi se Volodymyr Zelensky ka kërkuar një takim midis Trump dhe aleatëve evropianë të Ukrainës që të zhvillohet këtë fundjavë në Evropë.

"Mendoj se patëm disa mosmarrëveshje për njerëz dhe do të shohim se si do të rezultojë. Ne thamë, përpara se të shkojmë në një takim, duam të dimë disa gjëra. Ata do të donin që ne të shkonim në një takim gjatë fundjavës në Evropë dhe ne do të marrim një vendim bazuar në atë që do të sjellin. Nuk duam të humbasim kohën tonë. Populli ukrainas dëshiron një zgjidhje”, tha Trump.

I pyetur më tej rreth asaj që Zelensky dëshiron nga një takim i mundshëm, Trump ndryshoi temë dhe filloi të fliste për nevojën e zgjedhjeve parlamentare në Ukrianë.

"Pyes veten se sa kohë do të duhet derisa të kenë zgjedhje. Ka kaluar shumë kohë, nuk kanë pasur zgjedhje për një kohë të gjatë", tha Trump, i cili e myblli fjalën e tij duke thënë se populli ukrainas dëshiron që kjo të marrë fund./Pamfleti

Lini një Përgjigje