TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2026, 19:43

Paqe në horizontin e Lindjes së Mesme? Trump konfirmon negociatat me kryetarin e parlamentit iranian!

Shkruar nga Pamfleti
Paqe në horizontin e Lindjes së Mesme? Trump konfirmon negociatat me
Donald Trump dhe Mohammad Bagher Ghalibaf

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka zbuluar për New York Post se kanë negociuar javët e fundit me kreun e Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf

Trump deklaroi se “brenda rreth një jave” pritet të bëhet e qartë nëse Ghalibaf është një partner me të cilin SHBA mund të bashkëpunojë realisht.

Presidenti amerikan foli gjithashtu për një ndryshim të thellë brenda Iranit, duke pretenduar se strukturat e vjetra të pushtetit janë zëvendësuar nga një grup i ri.

“Ka pasur një ndryshim të plotë të regjimit, pasi strukturat e mëparshme janë larguar dhe tani kemi të bëjmë me një grup të ri njerëzish. Deri tani, ata kanë qenë shumë më të arsyeshëm”, u shpreh Trump. 

Ai komentoi edhe mbi gjendjen shëndetësore të liderit të ri suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, djali i Ajatollahut të ndjerë Ali Khamenei. Sipas Trump, ekziston pasiguri e madhe pasi ai nuk është shfaqur publikisht që nga nisja e sulmeve nga SHBA dhe Izraeli më 28 shkurt.

“Askush nuk ka lajme për të”, tha Trump, duke shtuar se lideri iranian “është shumë rëndë i plagosur”.

I pyetur nëse Mojtaba Khamenei është ende gjallë, Trump u përgjigj: “Nuk e dimë. Besojmë se ndoshta po, por në gjendje shumë të rëndë”

 

 

mohammad bagher ghalibaf irani trump

Lini një Përgjigje