TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota30 Mars 2026, 19:41

Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: S’duam që Vuçiç të shkelë në tokën tonë

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Kroacisë anulon samitin Brdo-Brijoni: S’duam që
Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviç ka anuluar samitin e shefave të shteteve të Ballkanit Perëndimor i organizuar për t’u mbajtur në muajin maj në ishullin kroat Brijoni.

Milanoviç ka argumentuar se shkak për anulimin e samitit janë bërë deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç.

“Prononcimet politike dhe veprimet e ditëve dhe javëve fundit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq janë në kundërshtim të plotë me qëllimet e Procesit Brdo-Brijoni, ato i dëmtojnë raportet ndërshtetërore dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin në rajonin e Evropës Juglindore. Presidenti Milanoviç është i mendimit se në rrethanat e tilla nuk ekzistojnë kushtet dhe nuk është e mundshme ardhja e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Kroaci”, thuhet në njoftimin nga zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë.

Samiti i fundit Brdo-Brijon ishte zhvilluar në vjeshtë të vitit të kaluar në Tiranë, ku kishin marrë pjesë të gjithë presidentët e vendeve të rajonit, përfshirë edhe presidentin e Serbisë Vuçiç.

Nisma Brdo-Brojoni është një forum i përbashkët i iniciuar nga dy vendet e BE-së, Kroacia dhe Sllovenia, për t’i ndihmuar vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre në BE. Integrimin e rajonit në BE edhe Kroacia edhe Sllovenia e kanë identifikuar si interes të tyre strategjik.

Përveç nismës Brdo-Brijoni, që është në nivel të presidentëve të shteteve, Sllovenia dhe Kroacia kanë pasur një nismë tjetër në nivel të kryeministrave atë të “Procesit të Brdos”. Por, “Procesi i Brdos” është shkrirë tashmë në Procesin e Berlinit të iniciuar nga Gjermania dhe Austria, së bashku me Kroacinë dhe Slloveninë ku marrin pjesë edhe vende tjera të BE-së.

zoran milanoviç kroacia serbia vuçiç

Lini një Përgjigje