
Presidenti Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, kanë nisur një bisedë telefonike mes tyre në kuadër të arritjes së paqes në Ukrainë.
Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë konfirmuan për agjencinë e lajmeve Reuters se biseda telefonike Trump-Putin është duke u zhvilluar.
Mediat ndërkombëtare njoftojnë se biseda mes dy presidentëve ka qenë pozitive dhe pritet të ketë një produkt pozitiv, ndërsa është diskutuar edhe për një takim mes dy Presidentëve.
Siç raporton CNN, Trump pritet të zhvillojë bisedime edhe me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky menjëherë pas telefonatës me Putinin, si dhe me udhëheqësit evropianë të NATO-s.
Sipas CNN, Trump është i hapur për një takim me Putinin, megjithatë “gjithçka” mbetet në tryezë, madje edhe sanksionet dytësore, ndërsa menjëherë pas telefonatave pritet që presidenti amerikan të bëjë deklarata.
Kushtet e Moskës
Sipas Kremlinit, kushtet kryesore të vendosura nga Putini përfshijnë:
Tërheqja e plotë e forcave ukrainase nga Donbasi dhe "Novorossiya"
Braktisja e ambicieve të Ukrainës për anëtarësim në NATO
Heqja e të gjitha sanksioneve perëndimore kundër Moskës
Angazhimi i Kievit ndaj neutralitetit dhe një regjimi jo-bërthamor
Mbrojtje e plotë e të drejtave të qytetarëve rusishtfolës në Ukrainë
Shtëpia e Bardhë thotë se “qëllimi” i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për telefonatën e sotme me Presidentin rus, Vladimir Putin, është arritja e një armëpushimi në Ukrainë.
Përpara telefonatës së Trump me Putinin, zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka thënë se Uashingtoni e pranon se ka një "ngërç" në bisedimet lidhur me luftën në Ukrainë.
"Mendoj se presidenti do t'i thotë Presidentit Putin: 'Dëgjo, a je serioz? A je i sinqertë me këtë?'" u tha Vance gazetarëve në bordin e Air Force Tëo, ndërsa përgatitej të nisej nga Italia.
“Putini nuk duket se e di tamam si të dalë nga lufta në Ukrainë”, tha Vance, duke shtuar se nëse Rusia nuk është e gatshme të ecë përtej gabimeve të bëra në të kaluarën, përfundimisht SHBA-të duhet të thonë se “kjo nuk është lufta jonë”.
"Është lufta e Joe Biden, është lufta e Vladimir Putinit. Nuk është lufta jonë. Do të përpiqemi ta përfundojmë, por nëse mund ta përfundojmë, përfundimisht do të themi, E dini çfarë? Ia vlente të provonim, por nuk do ta bëjmë më", tha ai.
Lini një Përgjigje