TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Nëntor 2025, 15:42

“Paqja nuk është kurrë e garantuar”, kreu i ushtrisë britanike jep alarmin: Rusia, kërcënim real për Evropën

Shkruar nga Pamfleti

“Paqja nuk është kurrë e garantuar”, kreu i

Shefi i Forcave të Armatosura Britanike ka deklaruar se pushtimi i Ukrainës nga Rusia nxjerr në pah se vendet evropiane nuk janë aq të sigurta sa ishin dikur.

Ky konflikt na kujton se paqja nuk është kurrë e garantuar. Ajo [Mbretëria e Bashkuar] duhet të mbrohet, dhe nganjëherë me kosto të madhe", tha Marshal Sir Richard Knighton

Ai tha se mbrojtja e vendit nuk është "vetëm përgjegjësi e ushtrisë", por më tepër një "përpjekje kombëtare" që kërkon investime, inovacion dhe mbështetje për forcat e armatosura.

Në emisionin "Sunday Morning Ëith Trevor Phillips" , Sir Richard dukej më optimist për gjendjen e luftës në Ukrainë. "Zoti Putin tani po humbet qindra mijëra ushtarë. Kombi i tij po shpenzon diku rreth 40% të të ardhurave të tij kombëtare për mbrojtje. Putini strategjikisht po sheh që qëllimet e tij të luftës po shkatërrohen. Ne kemi një NATO më të fortë, një NATO që po riarmatoset dhe është më e madhe", tha ai.

Lini një Përgjigje