TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 22:37

Pas bisedimeve për paqe, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës ‘shijojnë’ darkën në një restorant italian! (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Pas bisedimeve për paqe, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës

Delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës janë fotografuarnga mediat duke ngrënë së bashku në hotelin Four Seasons në Gjenevë pas diskutimeve të sotme.

Ky gjest mund të jetë një shenjë se bisedimet kanë shkuar mirë, me Marco Rubio dhe Steve Witkoff midis të pranishmëve.

Sipas gazetarit të ‘SkyNews’, delegacioni amerikan mbërrinti në restorantin italain i pari, ndërsa policia kishte pastruar zonën paraprakisht. Ata morën hyrjen anësore të restorantit italian Il Lago, ku Shërbimi Sekret ishte vendosur në zonë.

Pas bisedimeve për paqe, delegacionet e SHBA-së dhe Ukrainës

Pak më vonë, mbërriti edhe ekipi ukrainas i cili foli shkurtimisht me zyrtarët amerikanë përpara se të uleshin perdet.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, zyrtarët amerikanë dhe ukrainas po diskutojnë një vizitë të mundshme të Volodymyr Zelenskyy në Uashington. Kjo mund të ndodhë që këtë javë për të diskutuar planin e paqes me vetë Trumpin.

Lini një Përgjigje