TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota23 Nëntor 2025, 19:00

“Udhëheqja e Ukrainës është mosmirnjohëse”/ Zelensky 'shtyn inat' me Trumpin, falenderon vetëm liderët e Europës!

Shkruar nga Pamfleti

“Udhëheqja e Ukrainës është mosmirnjohëse”/

Teksa zyrtarë të lartë të delegacionit ukrainas në Gjenevë, e morën mesazhin e presidentit Donald Trump, dhe nuk nguruan ta falenderojnë atë dhe SHBA-të për ndihmën në këtë proces diskutimi për kushtet e paqes, Volodymyr Zelensky duket se nuk ka ndër mend ta bëjë një gjë të tillë.

Në një postim të bërë së fundmi në rrjetin sociali “X”, Zelensky falënderoi udhëheqësit evropianë për mbështetjen e tyre ndaj Ukrainës. Ai theksoi se pati një telefonatë me kryeministrat e Kroacisë dhe Luksemburgut, të cilët i informoi për punën tonë diplomatike mbi propozimin amerikan dhe takimet në Gjenevë.

Më tej Zelensky lëshoi një mesazh thumbues ndaj Trumpit, duke shprehu mirënjohjen e tij për çdo udhëheqës dhe për të gjithë në botë që mbështesin Ukrainën dhe parimet që ata mbrojnë.

“Pata një bisedë të përbashkët me Kryeministrin e Kroacisë. @AndrejPlenkovic dhe Kryeministri i Luksemburgut @LucFrieden. Është shumë e rëndësishme që tani praktikisht të gjitha vendet evropiane po e ndjekin nga afër procesin drejt arritjes së paqes dhe janë të gatshme të angazhohen. Jam mirënjohës për mbështetjen e tyre. I informova ata për punën tonë diplomatike mbi propozimin amerikan dhe takimet në Gjenevë. Ne mbështetemi në një rezultat që do të hapë rrugën për një paqe të vërtetë dhe të qëndrueshme. Ne gjithashtu po përgatitemi për kontakte në formatin e Koalicionit të Gatishmërisë. Puna duhet të jetë sa më substanciale të jetë e mundur dhe ne do ta sigurojmë këtë. Jam mirënjohës ndaj çdo udhëheqësi dhe ndaj të gjithë atyre në mbarë botën që mbështesin Ukrainën dhe qëndrimet tona parimore. Ne po punojmë për të siguruar koordinim të plotë midis miqve tanë”, shkroi Zelensky.

Lini një Përgjigje