
Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio ka folur sërish nga Gjeneva pas deklaratës së tij fillestare në përfundim të takimit të parë me delegacionin ukrainas.
Teska foli për mediat, Rubio tha se të dyja palët kanë bërë përparim të madh në planin e paqes. Edhe pse nuk dha shumë detaje specifike, retorika e Rubios mbetet shumë pozitive.
“Ndihem shumë optimist se mund të arrijmë diçka këtu, sepse kemi bërë një përparim të jashtëzakonshëm. Nuk dua të shpall fitoren apo përfundimin këtu. Ka ende punë për t’u bërë, por sot në këtë kohë jemi shumë më përpara sesa ishim kur filluam këtë mëngjes dhe ku ishim me siguri një javë më parë", tha ai.
Rubio tha se nul zotohet dot për afatin e caktuar nga Donald Trump për arritjen e një marrëveshjeje, por theksoi se shpreson që një marrëveshje të arrihet “së shpejti”. Pavarësisht pyetjeve të gazetarëve, Rubio refuzon të hyjë në detajet e planit, duke thënë se është një punë në zhvillim e sipër.
"Thjesht na duhet më shumë kohë sesa kemi sot. Sinqerisht besoj se do t'ia dalim", tha Rubio.
Lini një Përgjigje