TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2025, 09:09

Pas Greqisë, fermerët “djegin” Francën; shpërthejnë protestat në jugperëndim të vendit

Shkruar nga Pamfleti

Pas Greqisë, fermerët “djegin” Francën;

Pas protestave të ashpra në Greqi, ku fermerët kërkojnë ndihma dhe mbështetje ndaj rritjes së kostove të prodhimit dhe taksave, revolta ka shpërthyer edhe në Francë, këtë herë për një arsye tjetër – ekzekutimi masiv i gjedhëve për shkak të një epidemie virale që ka alarmuar autoritetet dhe ka zemëruar thellësisht komunitetin bujqësor.

Në jugperëndim të Francës, fermerët dolën në rrugë, bllokuan autostrada me traktorë dhe i vunë flakën dengjeve me kashtë dhe gomave, për të protestuar kundër vendimit të autoriteteve për eliminimin e të gjithë tufave ku shfaqet qoftë edhe një rast i sëmundjes së dhermës së lëkurës tek gjedhët (lumpy skin disease).

Sipas gazetës Le Monde, përplasjet më të ashpra ndodhën në Limoges, ku fermerët hodhën pleh në ndërtesat e administratës publike dhe mbi makinat e policisë. Ndërsa të premten, në fshatin Les Bordes-sur-Arize, pranë kufirit me Spanjën, veterinerët e qeverisë eliminuan një tufë me mbi 200 lopë, pasi u zbulua një rast i vetëm me sëmundjen. Policia u detyrua të shoqërojë ekipet përmes rezistencës së dhunshme të fermerëve.

Protestat kulmuan të shtunën me bllokimin e afro 150 kilometrave të autostradës A64 mes qyteteve Bayonne dhe Tarbes. Organizatat sindikale bujqësore e kanë quajtur këtë qasje të qeverisë "çmenduri të pastër" dhe paralajmërojnë bllokime në gjithë Francën në ditët në vijim.

Lini një Përgjigje