
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar një stuhi reagimesh në rrjetet sociale, pasi Shtëpia e Bardhë publikoi një foto të tij si Supermen.
Imazhi, i krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale, tregon fytyrën e presidentit amerikan të mbivendosur mbi trupin e superheroit të Uashington D.C. Përreth tij janë të shpërndara sloganet "E Vërteta, Drejtësia dhe Mënyra Amerikane e Jetës", "Presidenca Trump" , ndërsa mbishkrimi thotë: "Simboli i shpresës, Supermeni Trump".
THE SYMBOL OF HOPE.
— The White House (@WhiteHouse) July 11, 2025
TRUTH. JUSTICE. THE AMERICAN WAY.
SUPERMAN TRUMP. ???????? pic.twitter.com/fwFWeYonAq
Kjo nuk është hera e parë që Donald Trump ka publikuar diçka të tillë, pasi në maj ai ripublikoi një portret të vetes nëpërmjet Truth Social, me sa duket të krijuar nga një aplikacion i inteligjencës artificiale, në të cilin ai është paraqitur i veshur me rrobën papale, disa ditë pasi deklaroi, midis shakasë dhe seriozitetit, se do të "donte shumë" të bëhej kreu i Kishës Katolike Romake dhe disa ditë para se konklavi në Vatikan të zgjidhte pasardhësin e të ndjerit Françeskut.
Trump posted a picture of himself as Pope on Truth Social.
— AF Post (@AFpost) May 3, 2025
Follow: @AFpost pic.twitter.com/rJqzFMaqlN
Portreti me ngjyra i postuar në rrjetet sociale i përket presidentit amerikan, e përshkruan atë në një fron papnor, me një shprehje serioze, me veshje të bardha papnore, me një kryq të artë rreth qafës dhe në dorën e djathtë me gishtin tregues të ngritur drejt qiellit.
Imazhi, me sa duket i krijuar nga inteligjenca artificiale, sipas mediave amerikane që e riprodhuan atë, veçanërisht në faqet e rrjeteve sociale, nuk shoqërohet me asnjë koment me shkrim nga republikani.
Lini një Përgjigje