TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Prill 2023, 21:08

“Pekini po përdor taktikën përça dhe sundo”, Von der Leyen ngre alarmin: Kina dëshiron të shkatërrojë BE-në

Shkruar nga Pamfleti

“Pekini po përdor taktikën përça dhe sundo”,

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dy javë pas vizitës në Pekin, tha se plani i Kinës për të vendosur vendet e Bashkimit Evropian kundra njëra-tjetrës me qëllim avancimin e interesave të saj gjeopolitike ka nisur.

Një politikë e fortë evropiane mbi Kinën bazohet në koordinimin e fuqishëm mes vendeve anëtare dhe institucioneve të BE-së, si dhe mbi vullnetin për të shmangur taktikat përça dhe sundo, me të cilat e dimë se mund të përballemi”, ka deklaruar Von der Leyen.

Duke folur të martën në Parlamentin Evropian, presidentja e Komisionit ka vënë në dukje se zbatimi i taktikave të tilla është konstatuar tashmë në javët dhe ditët e fundit.

Tani është koha që Evropa të ndërveprojë gjithashtu. Është koha të tregojmë vullnetin tonë kolektiv, të përkufizojmë së bashku se çfarë është suksesi dhe të tregojmë se uniteti na bën të fortë”, ka thënë më tej Von der Leyen.

Sa i takon Tajvanit, Von der Leyen ka nënvizuar angazhimin e KE-së ndaj politikës së një Kine të vetme, që njeh Republikën Popullore të Kinës si qeverinë unike të Kinës, por dhe ka insistuar në nevojën për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit.

be kina përçarje

Lini një Përgjigje