Bota18 Prill 2023, 20:05

Tërhoqi zvarrë shokun e qelisë, Aleksei Navalny mund të përballet me një akuzë të re

Shkruar nga Pamfleti

Tërhoqi zvarrë shokun e qelisë, Aleksei Navalny mund të

Figura opozitare në Rusi, Aleksei Navalny, përballet me akuza të reja penale, pasi është detyruar të thyejë rregullat e burgut të sigurisë maksimale, ku është duke u mbajtur, ka thënë Vadim Kobzev, një prej avokatëve të tij.

Kobzev ka thënë në Twitter se një i burgosur me aromë të rëndë dhe higjienë të keqe, është dërguar në qelinë e Navalnyt për ta “provokuar” atë, sa ka qenë duke kryer punët në burg, dhe Navalny nuk ka pasur zgjidhje tjetër, veçse ta tërheqë zvarrë.

Atij më pas i është thënë se do të akuzohet për pengim të autoriteteve të burgut. Sipas Kobzevit, kjo shkelje është e dënueshme me pesë vjet burgim.

Aktualisht, Navalny është duke shërbyer një dënim prej 11 vjetësh e gjysmë, në një burg në lindje të Moskës. Ai akuzohet për mashtrime dhe përbuzje të gjykatës, ndonëse vetë Navalny beson se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht.

Kritiku i Kremlinit është helmuar me agjent nervor Noviçok më 2020. Ai është trajtuar në Gjermani pas helmimit, ndërsa kur është kthyer në Rusi, në janar të vitit 2021, është arrestuar në aeroportin e Moskës.

Navlany është bërë i njohur për publikun, pas raporteve që ka publikuar për pasurinë e zyrtarëve të lartë rusë. Videot e tij janë shikuar miliona herë. Mirëpo më vonë, Fondacioni i tij Kundër Korrupsionit, është shpallur “ekstremist”, dhe liderët tjerë të saj kanë ikur në ekzil./REL

navalny burg rusi