Puna për nxjerrjen e të gjitha viktimave nga vagonët që kanë dalë nga shinat po vijon ende, raporton media spanjolle RTVE. Në njërin nga trenat, evakuimi i pasagjerëve ka përfunduar plotësisht.
Ndërkohë që operacionet e shpëtimit janë ende në zhvillim, Autoriteti Shëndetësor i Qeverisë Rajonale të Andaluzisë bën të ditur se “ekipet e emergjencës kanë arritur te vagoni i tretë” i trenit Alvia. Sipas tyre, dyshohet për “një numër ende të papërcaktuar viktimash, i cili mund të jetë i konsiderueshëm”.
Sipas RTVE-së, nga njëri prej trenave janë evakuuar të gjithë pasagjerët, ndërsa në të dy trenat ndodheshin rreth 500 persona.
Kompania Iryo, në pronësi të së cilës ishte treni që doli i pari nga shinat, ka reaguar përmes një deklarate lidhur me aksidentin e ndodhur këtë mëngjes. Në deklaratë jepen edhe shifrat e sakta: 289 pasagjerë, 4 anëtarë të stafit dhe 1 drejtues.
Lini një Përgjigje