TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2025, 17:44

Përkujtimorja për Charlie Kirk, mijëra konservatorë mblidhen në stadium; mesazhet e para nga Trump dhe Vance  

Shkruar nga Pamfleti

Përkujtimorja për Charlie Kirk, mijëra konservatorë mblidhen

Me mijëra njerëz kanë mbushur stadiumin State Farm, atje ku do të mbahet përkujtimorja në nderim të Charlie Kirk, aktivistit konservator që u ekzekutua me një plumb të vetëm, gjatë një takimi që po mbante në kampusin universitar në Utah.

Fotot e Kirk shfaqen në ekrane të mëdhenj, ndërsa mbështetësit e linjës së tij mblidhen në stadium.

Grupe të veshura me të kuqe, të bardha dhe blu,  dhe disa me kapele Trump Maga, po vrapojnë brenda, duke brohoritur pas orësh të tëra qëndrimi në radhë jashtë duke pritur për të hyrë.

Zëvendëspresidenti JD Vance është ndër ata që do të flasin në eventin e sotëm.

Përkujtimorja për Charlie Kirk, mijëra konservatorë mblidhen

"Javën e kaluar, e sollëm mikun tim të dashur Charlie Kirk në shtëpi për herë të fundit", shkruan ai në një postim në X.

"Sot, kthehemi në Arizona për të kujtuar Charlien dhe për të nderuar sakrificën e tij. U prehtë përjetësisht në paqe dhe Zoti ruajtë Erikën dhe fëmijët e tyre të bukur."

Komentet shoqërohen nga një video që tregon arkivolin e Kirkut duke u transportuar në Arizona.

Shërbimi përkujtimor nuk do të fillojë deri në orën 11:00 sipas kohës lokale (19:00 BST), por ata që janë tashmë brenda stadiumit do të ndjekin muzikë live, me një grup muzikor dhe një këngëtar që do të performojnë në skenën kryesore.

Përkujtimorja për Charlie Kirk, mijëra konservatorë mblidhen

Eventi i sotëm po shoqërohet me masa të rrepta sigurie, duke përfshirë "kontroll në nivel TSA", që është siguri në nivel aeroporti, thanë organizatorët.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Sigurisë Kombëtare i tha CBS se shërbimi përkujtimor ka të njëjtin përcaktim sigurie si ngjarje të mëdha si Super Bowl.

Organizatori Turning Point USA (TPUSA) ka njoftuar gjithashtu se, për shkak të sigurisë, mund të ketë kohë pritjeje më të gjata se zakonisht. TPUSA u ka kërkuar pjesëmarrësve të mos sjellin çanta, pasi nuk do të lejohen të hyjnë.

Përkujtimorja për Charlie Kirk, mijëra konservatorë mblidhen

Presidenti Donald Trump ka folur me gazetarët ndërsa po largohej nga Uashingtoni për në Arizona. "Sot do të kujtojmë jetën e një njeriu të madh", thotë ai, duke shtuar "që diçka e tillë të ketë ndodhur është aq e pabesueshme. Kështu që do të kemi një ditë shumë interesante, një ditë shumë të vështirë."

"Ne duam ta shohim atë si një kohë shërimi”, tha Trump.

Trump i dërgon dashurinë e tij familjes së Kirkut dhe thotë se aktivisti konservator bëri një "punë të shkëlqyer".

Përkujtimorja për Charlie Kirk, mijëra konservatorë mblidhen

Presidenti thotë gjithashtu se Kirk e përqendroi pjesën më të madhe të vëmendjes së lëvizjes së tij në përhapjen e ideve konservatore në kampuset e kolegjeve, dhe para kësaj, ato ishin "vende të rrezikshme për konservatorët".

"Tani janë të nxehtë. Janë shumë të nxehtë, ashtu siç është i nxehtë ky vend. Ky vend po ecën shumë mirë. Ne jemi vendi më i nxehtë kudo në botë tani", thotë ai.

 

Lini një Përgjigje