
Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë ka shpallur situatë emergjente për shkak të përmbytjeve dhe reshjeve të dendura të shiut. 37 qytete dhe fshatra janë në rrezik përmbytjeje. Bëhet me dije se deri më tani janë evakuuar 75 persona.
Mediat raportojnë se momentalisht situata është më kritike në Jagodinë, Trstenik, Brus, Kosjeriq, Sokobanjë. Rrjedha e lumenjve është duke lëvizur në drejtim të Kurshumlisë, Prokuplës dhe Doljevcit.
Instituti Republikan Hidrometeorologjik paralajmëroi ditën e sotme se do të vijojnë reshjet e dendura të shiut dhe do të rrisin nivelin e ujit në lumenjtë Mlava, Pek dhe Crni Timok.
Reshjet e shiut pritet të pakësohen të shtunën, ndërkaq niveli i ujit në Mllavë, Pek dhe Crni Timok në dy ditët e ardhshme do të lëvizë mbi kufijtë e mbrojtjes së rregullt nga përmbytjet.
Rrjedha e ujit mund të përfshijë edhe përrenjtë dhe pellgjet e sipërme të Moravës Perëndimore dhe Jugore, Ibrit, Nishavës, Toplicës, Rasinës, Majurës, Belicës, Crnicës dhe Lepenicës, si dhe në pellgjet e Mllavës, Pekës dhe Timokut.
Lini një Përgjigje