Bota13 Qershor 2023, 16:12

Përplasja historike ‘Trump-SHBA’, ish-presidenti pritet të dalë sot para gjykatës federale

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja historike ‘Trump-SHBA’, ish-presidenti pritet të

Ish presidenti, Donald Trump do të paraqitet në gjykatë federale të Miami këtë të martë pasdite, për një paraqitje të paprecedentë dhe historike në gjykatë si ish-presidenti i parë që përballet me akuza federale në historinë e SHBA.

Trump pritet të merret në paraburgim dhe të arrestohet nga Marshallët e SHBA-së dhe do të dalë në seancë gjyqësore në orën 15:00 me atë lokale.

Procedurat gjyqësore do të jenë kryesisht rutinë, ndërkohë që forca të shumta policie po përgatiten për protesta të mëdha jashtë gjykatës në Miami. Trump pritet të flasë të martën në mbrëmje pasi të kthehet në vendpushimin e tij në Bedminster, New Jersey.

Çfarë pritet të ndodh kur Trump të arrijë në gjykatë:

Pasi të hyjë në ndërtesë, Trump do të arrestohet, ,ë pas zëvendës Marshallët e SHBA-së pritet të marrin gjurmët e gishtave të Trumpit në mënyrë elektronike

Më pas Trump dhe avokatët e tij do të paraqiten para gjykatësit të magjistraturës Jonathan Goodman për të dëgjuar akuzën. Gjykatësi i magjistraturës do të konfirmojë me Trump se ai i kupton të drejtat e tij sipas Amendamentit të Gjashtë, duke përfshirë të drejtën e tij për një gjykim të shpejtë.

Avokatët e Trump ka të ngjarë të heqin dorë nga leximi zyrtar i aktakuzës dhe ish-presidenti pritet të deklarojë se nuk është fajtor për të 37 akuzat. Prokurorët federalë pritet të kërkojnë nga gjyqtari i magjistraturës që të kufizojë komunikimet e Trump me çdo dëshmitar të mundshëm, për t'u mbrojtur nga ndërhyrjet ndaj dëshmitarëve.

Seancat e ardhshme do të mbahen përpara  gjyqtarit Alieen Cannon , i cili është caktuar për çështjen penale në vijim, dhe një seancë paraprake përpara Cannon mund të caktohet gjatë kësaj paraqitje fillestare.

Ndryshe nga akuza e tij në Nju Jork, është e mundur që Trump nuk do të shihet duke hyrë apo duke dalë nga gjykata e Majamit të martën. Ish-shefi i policisë së Majamit, Jorge Colina i tha CNN të hënën se gjykata ka një garazh nëntokësor që ka të ngjarë ta përdorë autokolona e Trump.

trump gjykatë shba