TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Janar 2026, 16:26

Përplasja për Groenlandën, Danimarka kërcënon me luftë

Shkruar nga Pamfleti
Përplasja për Groenlandën, Danimarka kërcënon me
Ushtarët danezë ecin përpara selisë së Komandës së Përbashkët Arktike në Nuuk, Grenlandë,

Një deklaratë e pazakontë ka ardhur nga Kopenhaga, ku Rasmus Jarlov, anëtar i parlamentit danez dhe kryetar i Komisionit të Mbrojtjes, ka paralajmëruar se çdo përpjekje e Shteteve të Bashkuara për të aneksuar Grenlandën do të përbëjë një akt lufte ndaj Danimarkës.

“Nëse ndodh ndonjë lloj invazioni nga forcat amerikane, atëherë do të ketë luftë. Do t’i luftojmë”, deklaroi Jarlov në një intervistë për CNN. Ai pranoi se ushtria daneze nuk mund të krahasohet me atë amerikane për nga fuqia, por theksoi se është “detyrë kombëtare” e Danimarkës të mbrojë tokën dhe popullin e vet.

Grenlanda është territor autonom nën sovranitetin danez dhe është shtëpia e rreth 57 mijë banorëve, të cilët – sipas Jarlov – kanë refuzuar qartë çdo ide të përvetësimit nga SHBA. Ai theksoi se Danimarka mbetet e hapur për bashkëpunim ushtarak me Uashingtonin, por një përpjekje për aneksim do të ishte jo vetëm e papranueshme, por edhe ekonomike e pamundur për SHBA. “Pse të merrni mbi supe këtë kosto, kur dyert janë të hapura për bashkëpunim?”, pyeti Jarlov retorikisht.

Tensionet vijnë pasi ish-presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur në mars 2025 se “aneksimi i Grenlandës është një mundësi reale”. Kjo nuk është hera e parë që ai ka folur për këtë çështje – gjatë mandatit të tij të parë, ai kishte propozuar publikisht blerjen e ishullit, duke shkaktuar reagime të ashpra nga Kopenhaga dhe komuniteti ndërkombëtar.

Shtesë tensioni ka sjellë edhe deklarata e këshilltarit për sigurinë të SHBA-së, Stephen Miller, i cili ka vënë në pikëpyetje të drejtën e Danimarkës për të kontrolluar Grenlandën.

Lini një Përgjigje