Bota31 Maj 2023, 10:11

Europol shkatërron grupin kriminal në Itali, 33 të arrestuar, mes tyre edhe shqiptarë; sekuestrohen mbi 18 mln euro

Shkruar nga Pamfleti

Europol shkatërron grupin kriminal në Itali, 33 të arrestuar, mes

Autoritetet italiane dhe ato spanjolle me ndihëm e Europol kanë shkatërruar bandën kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave. Nga operacioni janë arrestuar 33 persona të dyshuar. Ata janë shtetas italianë, shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe sirianë.

Gjatë operacionit policor, u sekuestruan 18.5 mln euro asete. Struktura kriminale përdorte kompani në vende të tilla si Kina, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo rrjetë komplekse kompanish lejonte që krimi i organizuar të maskonte burimin, vendndodhjen, pronësinë, kontrollin, origjinën dhe destinacionin e fondeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, si dhe të shmangte zbulimin e tyre.

Për të pastruar paratë e përfituara nga droga, banda përdoret një shërbim të posaçëm që quhet “Black Market Pesos Exchange”, ku rreziku i humbjes së parave është i vogël.

Europol ishte në ndjekje të bandës kriminale që prej vitit 2020.

Kartelet do t'i shisnin drogat e tyre blerësve italianë si një formë kredie dhe fitimet u investuan më pas nga ndërmjetësit në të gjithë Kinën, Turqinë dhe SHBA-në, në kompanitë e implikuara në komplot.

Një kompani e tillë me bazë në Kinë porositi telefona celularë nga shpërndarësit vendas dhe më pas i dërgoi në Kolumbi nëpërmjet Shteteve të Bashkuara. Me të mbërritur në Kolumbi, telefonat u rishitën në tregun vendas dhe të ardhurat iu dorëzuan karteleve, duke kompletuar kështu rrethin.

Organi ligjzbatues financiar i Italisë, Guardia di Finanza, raportoi se hetuesit kishin arritur të infiltronin një agjent të fshehtë në rrjetin e ndërmjetësve ndërkombëtarë, pasi mësuan se mafia siciliane dhe kalabreze ishin të përfshirë në komplot.

Përveç komunikimit në kanale të koduara, të dyshuarit vepronin edhe në zona të pakta të populluara në të gjithë Italinë, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime, tha policia.

Vetëm në Itali, hetuesit lidhën jo më pak se 42 raste të pastrimit të parave me agjentët dhe sekuestruan 18.5 milionë euro (19.9 milionë dollarë) të aseteve të karteleve.

sekuestrohen mbi 18 mln euro europol shkatërron grupin kriminal