TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Gusht 2025, 17:14

Pesë kushtet e BE-së për takimin Trump-Putin!

Shkruar nga Pamfleti

Pesë kushtet e BE-së për takimin Trump-Putin!

Kancelari gjerman tha se pala evropiane i paraqiti presidentit amerikan pesë parime mbi të cilat ata presin që Trump të arrijë një marrëveshje me Putinin. 

Përpara takimit me Vladimir Putinin në Alaska të premten, Donald Trump iu bashkua një takimi virtual me udhëheqësit evropianë dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Kancelari gjerman tha se pala evropiane i paraqiti presidentit amerikan pesë parime mbi të cilat ata presin që Trump të arrijë një marrëveshje me Putinin. 

Pesë kushtet e BE-së: 

1-Ukraina duhet të jetë në tryezën e bisedimeve për çdo takim të ardhshëm me Putinin;

2-Një armëpushim duhet të jetë hapi i parë, përpara fillimit të çdo negociate;

3-Njohja e territorit të pushtuar nga Rusia nuk është në tryezë;

4-Forcat ukrainase duhet të jenë të lira të mbrojnë sovranitetin e vendit të tyre, me mbështetjen evropiane;

5-Negociatat më të gjera duhet të jenë pjesë e një “strategjie transatlantike... të bazuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ushtrimin e presionit ndaj Rusisë”. 

Këto janë 5 kushtet që liderët europianë i paraqitën ditën e sotme presidentit Donald Trump gjatë smamiti virtual, ku mori pjesë edhe presidenti Ukrainas Volodymyr Zelensky. Në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur në Berlin, mes Merz dhe Zelenskyt, u tha se biseda me Trump ishte pozitive dhe shpresëdhënëse.

Megjithatë, asnjë prej tyre nuk tha se Trump u kshte dhënë garanci se këto kushte do të ishin pjesë e atij takimi me Putinin. Si Zelensky ashtu dhe liderët e BE-së do duhet të presin rezultatin e takimit të së premtes për të parë efektet e smaiti të sotëm./Pamfleti

Lini një Përgjigje