
Kancelari gjerman Friedrich Merz, në një deklaratë për medita pas përfundimit të samiti virtual me Presidentin Donald Trump, tha se evropianët po bëjnë gjithçka që munden për të “ndihmuar në përcaktimin e axhendës” për takimin midis Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe Presidentit rus, Volodymyr Putin, në Alaska.
“Trump do të fillojë diskutimet me Putinin në Alaska për t'i dhënë fund luftës. Prandaj, ne evropianët po bëjmë gjithçka që mundemi për të hedhur themelet për t'u siguruar që ky takim të shkojë në rrugën e duhur. Ne duam që Presidenti Trump të ketë sukses të premten në Anchorage. Udhëheqësit evropianë, SHBA-të dhe shefi i NATO-s, Mark Rutte, folën rreth parametrave për takimin e së premtes. Në Alaskë, interesat e sigurisë së Evropës dhe Ukrainës duhet të mbrohen”, tha Merz.
Kancelari gjerman Friedrich Merz përsëriti gjithashtu thirrjen e tij që Ukraina të jetë në tryezën e negociatave dhe tha se një armëpushim duhet të vijë i pari në çdo marrëveshje.
Gjithashtu ai theksoi se një njohje ligjore e pronësisë ruse të Ukrainës "nuk mund të ndodhë", teksa përsëriti se duhet të ketë garanci të forta sigurie, me respektimin e sovranitetit të Ukrainës.
“E bëmë të qartë se Ukraina duhet të jetë në tryezën e bisedimeve në takimin e ardhshëm. Duam që gjërat të shkojnë në sekuencën e duhur: Duam një armëpushim që në fillim dhe më pas duhet të hartohet një marrëveshje kornizë. Nëse Ukraina është e përgatitur të flasë për negociata territoriale, atëherë duhet të sigurohemi që të mos ketë ndryshime të dhunshme në kufi. Ne kemi nevojë për garanci të forta sigurie për Kievin dhe duhet të ketë forca ukrainase atje për të mbrojtur sovranitetin e vendit, dhe ata gjithashtu duhet të jenë në gjendje të mbështeten në ndihmën perëndimore për këtë”, tha Merz.
Më tej ai shtoi se nëse nuk ka lëvizje nga Rusia drejt paqes, atëherë Evropa dhe SHBA-të do të duhet të ushtrojnë më shumë "presion" mbi Putinin. Merz tha se Trump "e njeh këtë qëndrim dhe pajtohet me të. Sa i takon bisedës së somte, Merz thotë se pati një "bisedë të mirë" me Trumpin rreth kësaj çështje
"I urojmë Presidentit Trump gjithë të mirat", tha Merz, duke shtuar se udhëheqësit do të flasin me Trump pas takimit të tij me Putinin.
Lini një Përgjigje