TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Janar 2026, 16:50

Plani i errët i Trump: Anulim ose manipulim i zgjedhjeve të mesmandatit!

Shkruar nga Pamfleti
Plani i errët i Trump: Anulim ose manipulim i zgjedhjeve të
Donald Trump

Presidenti i SHBA-së ka lënë të kuptohet se mund të anulojë zgjedhjet e nëntorit, një lëvizje që do të ishte tejet e vështirë dhe jashtëzakonisht e diskutueshme. Nga manipulimi i zonave zgjedhore te kontrolli i listave të votuesve:si synon administrata Trump të diktojë rezultatin e mesmandatit përmes ligjeve të emergjencës dhe vëzhguesve federalë…

Donald Trump ka gjithmonë një "narrativë" që zbulon ide të paparalajmëruara që lindin brenda mendjes së tij. Angazhimet e tij të përditshme me vizitorët e Shtëpisë së Bardhë dhe gazetarët përfshijnë shpesh replika që përmbajnë embrionin e një ideje që ka zënë rrënjë në kokën e tij.

Kështu mësuam për herë të parë se ai po shqyrtonte vendosjen e tarifave ndaj Britanisë së Madhe dhe shtatë anëtarëve të tjerë të NATO-s, për shkak të kundërshtimit të tyre ndaj idesë së SHBA-së për blerjen e Grenlandës.

“Unë mund ta bëj këtë!” - tha ai të premten e kaluar gjatë një fjalimi në një aktivitet krejtësisht të palidhur me këtë çështje. Njëzet e katër orë më vonë, plani i tij i detajuar u zbulua papritur.

Prandaj, kur Trump bëri dy referenca të ndara gjatë dy javëve të fundit mbi mundësinë e anulimit të zgjedhjeve të mesmandatit (të caktuara për në nëntor 2026), opinioni publik u habit.

Këto zgjedhje shërbejnë si një referendum mbi mandatin e dytë të Trump dhe do t'u jepnin votuesve mundësinë të përcaktonin ekuilibrin e pushtetit në Uashington për vitet e ardhshme.

Sondazhet tregojnë se Partia Republikane rrezikon të humbasë shumicën e ngushtë në Dhomën e Përfaqësuesve dhe ndoshta edhe kontrollin e Senatit. Në rrethana normale, nëse republikanët do të humbisnin kontrollin e të dyja dhomave, Trump do të konsiderohej një “rosë e çalë” (lame duck), i paaftë për të çuar përpara axhendën e tij.

Duke pasur parasysh antipatinë e tij ndaj bashkëpunimit me Kongresin, demokratët ka të ngjarë të detyrohen të luftojnë fort kundër përdorimit të ligjeve të emergjencës nga Presidenti, të cilat ai i përdor për të justifikuar zgjerimin e autoritetit të tij ekzekutiv.

Për më tepër, me kontrollin e Kongresit, demokratët do të kishin fuqinë të nisnin procedurat e shkarkimit (impeachment) dhe të fillonin hetime të gjithanshme mbi veprimet e administratës që nga rikthimi i Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është një skenar që Trump do të bëjë çmos ta shmangë. Kohët e fundit, Presidenti deklaroi se ka arritur aq shumë gjatë këtyre muajve, saqë në nëntor “as nuk duhet të ketë zgjedhje”. Edhe pse Shtëpia e Bardhë i cilësoi komentet si “shaka”, shumë analistë pyesin nëse ai po mendon seriozisht sabotimin e tyre.

Anulimi i plotë i zgjedhjeve do të ishte qartësisht jokushtetues. Kushtetuta e SHBA-së kërkon që Kongresi i ri të betohet më 3 janar 2027. Dita e zgjedhjeve, 3 nëntor 2026 është e caktuar me ligj federal.

Ndonëse Kongresi mund të votojë për të ndryshuar datën, nuk ekziston asnjë dispozitë kushtetuese që i lejon presidentit apo ligjvënësve të anulojnë plotësisht votimet. Por nëse nuk mund t'i anulojë, presidenti mund të përpiqet të ndikojë në rezultat për të favorizuar kandidatët republikanë.

Një mjet i fuqishëm është ripërcaktimi i kufijve të zonave zgjedhore (gerrymandering) për të krijuar zona me shumicë pro-Trump. Kjo formë manipulimi është tashmë në vijim në disa shtete. Në Teksas, ligjvënësit demokratë bojkotuan organet vendore vitin e kaluar, në një përpjekje të dështuar për të bllokuar krijimin e zonave të sigurta për republikanët.

Trump po ndërmerr gjithashtu hapa për të kontrolluar procesin e votimit. Avokatët e Shtëpisë së Bardhë po kërkojnë që 44 shtete të dorëzojnë listat e detajuara të votuesve, duke përfshirë adresat, të dhënat e patentave dhe numrat e sigurimeve shoqërore.

Deri tani, Shtëpia e Bardhë ka paditur 24 shtete që kanë refuzuar dorëzimin e këtyre të dhënave, ndërsa mbi 20 shtete të udhëhequra nga republikanët kanë bashkëpunuar.

Qendra “Brennan për Drejtësi” e ka quajtur këtë veprim si “pjesë të një plani për ndërhyrje në zgjedhje”, duke paralajmëruar se kjo përpjekje synon të mbjellë mosbesim në sistemin zgjedhor.

Gjithashtu, Departamenti i Drejtësisë, tashmë nën ndikimin e ngushtë të Trump, pritet të dërgojë vëzhgues në mbarë vendin, veçanërisht në zonat që konsiderohen bastione të demokratëve, për të monitoruar “parregullsitë” e pretenduara, që Trump pretendon në mënyrë të rreme se kanë njollosur zgjedhjet e njëpasnjëshme të SHBA-së, sigurisht përveç atyre që ai i fitoi.

Nëntorin e vitit të kaluar, Departamenti i Drejtësisë, tani nën thundrën e Trump, dërgoi vëzhguesit e vet gjatë zgjedhjeve të dyfishta në Kaliforni dhe Nju Xhersi.

Këto përpjekje, pritet të përshpejtohen në të gjithë vendin në muajt në vijim.

Po ashtu, Trump mund të synojë të pengojë pjesëmarrjen e votuesve duke nxitur një ndjenjë pasigurie në rrugët e qyteteve me shumicë demokrate./ Përshtati "Pamfleti", nga “The Intelligent Paper”

donald trump

4 Komente

  1. D
    Daullxhiu

    Ky do ta coje ameriken ne lufte civile. Veshtire so do te ngulfas shpirtin e lire amerikan

    1. O
      Opionisti

      Te hetohetezgjefhje po mund ta fitoje bill klitom fitness zgjedhje ne nentor

      1. L
        Losar Vjerda

        Une nuk mund ta besoj!

        1. O
          Opionisti

          Ne softest votohete populli amerikan si mbehete under anullimi dhe manipulime

          Lini një Përgjigje