
SHBA po diskuton idenë për të krijuar një zone të demilitarizuar midis Rusisë dhe Ukrainës, në të cilën vetë do të merrnin një rol udhëheqës.
Zona në fjalë do të monitorohej nga satelitët dhe dronë amerikanë, por nuk do të përfshinte trupa tokësore nga shtetet anëtare të NATO-s.
Në vend të trupave të tilla, të cilat kundërshtohen nga Rusia, po merret në konsideratë prania e forcave nga vendet që nuk janë pjesë e aleancës, si Arabia Saudite ose Bangladeshi.
“Në një skenar të tillë, asnjë ushtar amerikan nuk do të vendoset në Ukrainë dhe NATO do të qëndrojë jashtë, në mënyrë që të mos kalojë “vijat e kuqe” të Kremlinit. Në të njëjtën kohë, Kievi do të nënshkruajë marrëveshje dypalëshe sigurie me partnerë jashtë kornizës së Nenit 5 të NATO-s”, thotë NBCNeës.
Presidenti rus Vladimir Putin do të duhet të bjerë dakord me çdo plan për garanci sigurie për Ukrainën, dhe përfshirja e NATO-s apo edhe sugjerimi i saj është një çështje kyçe për të, kështu që po bëhen përpjekje për të shmangur plotësisht përdorimin e forcave të aleancës së Atlantikut të Veriut në plan.
Një sfidë kryesore është përcaktimi i asaj që do të konsiderohej shkelje nga Rusia dhe cili duhet të jetë reagimi. Një pjesë tjetër e bisedimeve lidhet me Detin e Zi, ku Turqia do të jetë përgjegjëse për sigurimin e kalimit të lirë të anijeve.
Për momentin, plani mbetet vetëm në letër sepse nuk mund të përparojë pa miratimin e Putinit dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe udhëheqësve të vendeve të tjera që do të përfshiheshin në garancitë e sigurisë, përfshirë Presidentin e SHBA-së Donald Trump.
Lini një Përgjigje